Luli Bitri me filmin “Pelikanët e zinj” mesazhe të rëndësishme për autizmin

schedule16:48 - 28 Shtator, 2022

schedule 16:48 - 28 Shtator, 2022

Aktorja e njohur Luli Bitri, prezantoi premierën e filmit “Pelikanët e Zinj”, në petkat e regjisores, në festivalin e filmit TIFF. Në qendër të filmit është historia tronditëse e një vogëlusheje e spektrit autik e cila merr jetë nga 10 vjeçarja Aria Cakoni.

Këtë skenarë Bitri e ka shkruar gjatë pandemisë, pasi izolimi është një pikë kyçe e këtyre fëmijëve. Reflektimi i shoqërisë mbi sjelljen e njerëzve të spektrit autik është thelbi i filmit.

Prindërit jetësohen nga Agron Shala dhe Beslidhje Bytyçi të cilët janë të lumtur që me profesionin e tyre mund të  përcjellin mesazhe të rëndësishme për shoqërinë.

“Mendoj se çdo profesion, kur ka mundësi të bëjë më shumë se në fushën tënd, pra të përçosh mesazhe të  rëndësishëm për shoqërinë, të ndriçosh mbi problematikat sociale, është e bukur. Jam ndier shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij projekti dhe e falënderoj Luli Bitrin për këtë”, tha Shala.

Aria e vogël tregon edhe momentin me të vështirë gjatë realizimit të filmit.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij filmi. Me anë të tij ne përcjellim mesazhe të rëndësishme. Fëmijët autik janë njësoi si ne dhe shoqëria duhet ti pranoi në mënyrë të barabartë . Dallimi tyre është ndjeshmëria e lartë .Ndaj shoqëria duhet të reflektoi mbi pranimin e tyre si të barabartë”, u shpreh Aria e vogël.

Bitri thotë se për ta bërë sa më të prekshëm filmin në shesh xhirim i janë bashkuar edhe fëmijë të spektrit autikë.

Filmi me metrazh të shkurtër është prodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.  Pjesëmarrje në Tiff  shënon të tretin festival filmi të rëndësishëm për” Pelikanët e zinj”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!