“Lulëzon” prostitucioni, 32 goditje në 10 muaj

schedule16:28 - 19 Dhjetor, 2021

schedule 16:28 - 19 Dhjetor, 2021

Nga Xhensila Kodra

Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të prostitucionit. Viktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin seksualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste. Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në pranga e të tjerë të shpallur në kërkim.

Lexo edhe: SKEMA/ Shfrytëzonte gruan për prostitucion, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, pranga edhe të moshuarit

Në kategorinë e trafiqeve të jashtëligjshme, përveç shfrytëzimit të prostitucionit bën pjesë edhe trafikimi i të miturve, ku në 10 muaj janë zbuluar dhe parandaluar 12 raste. Për trafikimin e armëve dhe municioneve janë zbuluar 17 raste gjatë këtij viti, ndërsa për trafikimin e mjeteve motorike, që mban edhe numrin më të lartë të veprave penale, janë evidentuar të total 162 raste.

VEPRAT PENALE TË KRYERA NË 10 MUAJ

Shfrytëzim prostitucioni                                                32 raste
Trafikimi i mjeteve motorike                                       162 raste
Trafikimi i armëve dhe municioneve                          17 raste
Trafikimi i të miturve                                                     12 raste

RASTET E TRAFIQEVE TË PALIGJSHME
Janar                     74
Shkurt                    63
Mars                      88
Prill                        79
Maj                         91
Qershor                 95
Korrik                    116
Gusht                    98
Shtator                  150
Tetor                     113

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!