Lukashenko nuk i bashkohet alteatit të tij, asnjë mobilizim ushtarak nuk do të bëhet në Bjellorusi

schedule13:58 - 23 Shtator, 2022

schedule 13:58 - 23 Shtator, 2022

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është shprehur të premten se nuk po planifikon të mobilizojë rezervistët e tij. Deklaratat e Lukashenkos vijnë dy ditë pasi aleati i tij Vladimir Putini deklaroi se do të thërriste të paktën 300,000 rezervistë rusë për t’i dërguar në Ukrainë.

 “Mobilizimi është në Rusi… Nuk do të ketë mobilizim (këtu),” citoi media shtetërore Lukashenkon.

Kujtojmë se Rusia është mbështetësi kryesor i Bjellorusisë dhe fqinjët janë pjesë e një “shtet-bashkimi” pa kufij. Bjellorusia kufizohet me Ukrainën veriore dhe ka shërbyer si një stacion për trupat, raketat dhe avionët rusë. /abcnews.al/