Lukaku: Gabuam ndaj Sassuolos, duhet ende shumë punë!

schedule16:17 - 20 Tetor, 2019

schedule 16:17 - 20 Tetor, 2019

Romelu Lukaku shënoi dy gola në takimin kundër Sassuolos dhe sulmuesi belg vazhdon të jetë i rëndësishëm në majën e sulmit zikaltër. Pas ndeshjes, Lukaku foli për DAZN, ku u shpreh: “Në pjesën e parë, bëmë gjithçka shumë mirë.

Gjithsesi, ne duhet të kishim shënuar më shpejt golin e dytë dhe ta vrisnim ndeshjen. Nuk mbrojtëm mirë në këtë sfidë dhe lejuam Sassuolon të rikthehet në lojë. Tani, asgjë nuk ka rëndësi, jemi të lumtur që morëm këtë fitore.

Po ndihem mirë, por duhet të vazhdoj të punoj edhe më fort në mënyrë që të ndihmoj skuadrën përgjatë gjithë sezonit. Sot jam shumë i lumtur me paraqitjen time, por dhe me forcën që tregoi grupi. Tani do të mendojmë vetëm për t’u përmirësuar edhe më tepër”, përfundoi Lukaku./abcnews.al