Luka Jovic thyen karantinën, udhëton drejt Serbisë për këtë arsye

schedule13:40 - 19 Mars, 2020

schedule 13:40 - 19 Mars, 2020

Tashmë e gjithë bota është kthyer në një shtet të vetëm. Të gjithë në luftë kundër Coronavisurit. Ka disa rregulla dhe ai që i thyen do të vuajë pasojat. Mësohet se sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic, ka dalë nga karantina dhe ka udhëtuar drejt Serbisë për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij.

Serbi, i cili duhet të vazhdonte të qëndronte në izolim në Madrid, pasi i gjithë ekipi dhe stafi madrilen janë izoluar për shkak të një rasti pozitiv që rezultoi në ekipin e basketbollit. Por, mesa duket ai ka thyer çdo rregull.

Kryeministria e Serbisë, Ana Brnabic, i është lutur të gjithë serbëve në botë që të mos kthehen në vendin e tyre të lindjes. “Ju lutem qëndroni në vendet ku ndodheni. Nëse ktheheni në Serbi do të qëndroni në karantinë për 14 ose 28 ditë, në varësi të vendit nga keni ardhur. Gjithashtu dhe lëvizjet janë shumë të limituara”, është thirrja e Brnabic. /abcnews.al