Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih. Gega u shpall kampione në 3,000 metra me pengesa me kohën 9’11”31.
Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar garën.
Këtë e tregoi duke diktuar ritmin dhe duke marrë kryesimin që pas 100 metrave të parë.
Askush nuk e mbajti ritmin e Luiza Gegës në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme duke thyer me 6 sekonda rekordin të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova. /abcnews.al/