Luiza Gega me objektiva të reja, synohen rekorde evropiane

schedule16:01 - 30 Mars, 2023

schedule 16:01 - 30 Mars, 2023

Luiza Gega shumë shpejt do të synojë rekordet evropiane në dy gara të atletikës. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, tregon planet e kampiones së Evropës në një intervistë për Abc-në, një ditë pas dekorimit në kryeministri.

“Jemi në Doha besoj më 5 maj, nga Doha më pas në Romë ose Firenze dhe pastaj do të kulmojmë në garën e korrikut e cila do të jetë e para kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024.

Kemi edhe Kampionatin Botëror, do të kemi ballkanikun dhe Lojërat Evropiane që do të luhen në Poloni dhe do të synojmë rekord kombëtar.

Besoj nga viti 2024 do të kemi teste që të luftojmë për rekorde evropiane, qoftë në rrugë në 5000 metra apo në pistë 3000 metra. Në pistë është pak e vështirë se është 8/59 koha, por nuk është e pamundur.

Pjesa financiare është shumë e rëndësishme, kemi një disavantazh këtë vit pasi nuk kemi kampionat evropian dhe lojërat mesdhetare.

Sa do para të vijnë, nuk plotësojnë atë pasionin dhe dëshirën për të qenë më i miri dhe të përmirësohesh”, tha ai./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!