Luhet në dy ditë, zbulohet agjenda e javës së 8-të e “Abissnet Superiore”

schedule10:20 - 8 Tetor, 2022

schedule 10:20 - 8 Tetor, 2022

Ndërsa duhen të luhen edhe dy sfidat e sotme për të mbyllur javën e 7-të të “Abissnet Superiore”, është zbuluar dhe agjenda e javës pasardhëse.

Java e 8-të sikurse e 7-ta do të luhet në dy ditë, në fundjavë me 15 dhe 16 tetor, skuadrat do të zbresin në fushën e lojës.

Dita e shtunë ka rezervuar dy përballje, teksa Kukësi do të udhëtojë në “Niko Dovana” për t’u përballur me Erzenin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Teutës. Të dy këto sfida do të luhen në të njëjtën orë, duke nisur që në 15:00.

Ndërsa e diela vjen me 3 sfida. Tirana do të udhëtojë në Ballsh për t’u përballur me Bylisin, me takimin që do të luhet në orën 15:00. Sfida më interesante e kësaj jave është ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, që do të nisë në po të njëjtën orë.

Siparin e kësaj jave do ta mbyllë përballja mes Partizanit dhe Kastriotit që do të luhet në orën 17:45. /f.a/abcnews.al