Luhansk dhe Donetsk ndjekin politikat e Moskës, bllokojnë aksesin e rrjeteve sociale

schedule15:57 - 11 Maj, 2022

schedule 15:57 - 11 Maj, 2022

Republikat e vetëshpallura pro-ruse të Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën lindore kanë njoftuar se kanë bllokuar aksesin në Facebook dhe Instagram, duke ndjekur politikën ruse ndaj rrjeteve sociale amerikane, shkruan The Guardian.

“Qasja në burimet e informacionit të kompanisë amerikane Meta, e cila lejon thirrjet për dhunë ndaj përdoruesve rusishtfolës në rrjetet e saj sociale, tashmë është bllokuar. Qasja në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram është e bllokuar në territorin e republikës”, tha në një deklaratë ministria e komunikimit e DNR.

Në një deklaratë të veçantë, ministria e komunikimeve të Republikës popullore të Luhanskut tha se kishte bllokuar gjithashtu aksesin në rrjetet sociale.

Rusia pezulloi aktivitetin e Facebook dhe Instagram në mars, pasi një gjykatë shpalli fajtor Metën për “veprime ekstremiste”.

/abcnews.al