Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Luftoi për UÇK-në? Rama publikon dokumentin për Dritan Goxhaj: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

schedule11:29 - 23 Qershor, 2026

schedule 11:29 - 23 Qershor, 2026

TIRANË- Një dokument i vitit 1999, firmosur nga ish-komandanti i UÇK, Xheladin Gashi njohur si Komandant Plaku provon se Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë.

Sipas dokumentit të publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, ishte i biri i Dylaver Goxhajt i cili kontribuoi në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK kurse vetë Goxhaj u largua me vetëdije që të mos luftonte.

“Kur Dritan Goxhaj u largua për në Tiranë, shokët e tij që erdhën vullnetar, i thanë: “Po ti nuk do të qëndrosh me ne, në luftë për çlirimin e Kosovës?” Djali i Dylaverit me një mendjemadhësi të tepruar u përgjigj: “Nuk më ka marrë koka erë, si im atë, të vij në luftën e Kosovës”. Vullnetarët e ardhur nga perëndimi, u indinjuan nga përgjigjja që ai dha, por nuk patën mundësi të reagonin, sepse Dritan Goxhaj ndezi kërrin dhe u largua menjëherë, nga qendra stërvitore në drejtim të Tiranës.” thuhet në dokument.



Kurse vetë kryeministri Rama shton se dokumentin ia ka përcjellë një shqiptar i Kosovës, me disa të vrarë në familje nga lufta.

Ai siguron se nuk ka për të hedhur kurrë baltë mbi flamurin e UÇK.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”. Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!  Ndërsa këto janë fjalët e mia:  Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së” shkruan Rama.

Më herët, flamuri i UÇK është përdorur në protestat e bulevardit, por organizata e veteranëve të UÇK është tërhequr nga këto sjellje.

Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i vetshpallur i UÇK, që rezulton se nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, lexoi të hënën 5 kërkesat e protestuesve në bulevard, ndërkohë që vetë për muaj me radhë mbron regjimin e Iranit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që i revoltuar me hosanatë e mbrojtësve të këtij tipit, më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah☹️ Ndërsa këto janë fjalët e mia: Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së🇦🇱🦅🇽🇰

Dhe kush bën shaka me ndërhyrjen agresive të Iranit në këtë protestë, do ndihet shumë i turpëruar kur e vërteta të dalë në shesh, pasi e tërë kjo mjegull histerie digjitale të shpërndahet”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!