Luftë në Shkodër, 26 plumba në lokalin ku mbeti i vrarë i moshuari, atentatori ishte i maskuar

schedule23:13 - 15 Qershor, 2022

schedule 23:13 - 15 Qershor, 2022

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja në fshatin Stom-Golem në Shkodër ku mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri.

Burime për Abc bëjnë me dije se në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhoja të cilat 10 i përkisnin shotgunit dhe 16 pistoletës.

 

Burimet bëjnë me dije se i moshuar i cili ka qenë invalid dhe ndodhej në lokalin e tij, është qëlluar në me kallashnikov nga autori.

Autori ka qenë i maskuar dhe lëvizte në këmbë, në momentin që i është afruar lokalit ka qëlluar 16 herë në drejtim të viktimës.

Menjëherë ka dalë i biri i viktimës i cili ka qëlluar 10 herë me shotgun në drejtim të atentatorit, por ai është larguar me vrap në errësirë, ku më pas ka hipur në një makinë e cila e priste disa metra më larg.

Ndërkohë që pas ngjarjes ka qenë djali i të moshuarit i cili ka telefonuar policinë duke i thënë se i kanë vrarë babin.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe FNSH-së dhe po hetojnë për ngjarjen.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!