Lufta në Ukrainë, UEFA vendos për ekipet ruse në Evropë

schedule17:10 - 24 Janar, 2023

schedule 17:10 - 24 Janar, 2023

Ndalimi i ekipeve ruse në turnetë evropiane do të mbetet në fuqi.

Sipas gazetarit të Sky Sports, Rob Harris, UEFA do të mbajë pezullimin ndërsa ngjarjet në Ukrainë vazhdojnë. Dënimi nuk ka gjasa të hiqet derisa situata të zgjidhet.

Sot, RFU Federta Ruse e Futbollit dhe UEFA duhej të diskutonin mundësinë e kthimit të ekipeve ruse në ndeshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se më 28 shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan klubet dhe ekipet ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. /G.D abcnews.al/