Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë anulon publikimin e filmit “The Batman” në Rusi

schedule19:00 - 1 Mars, 2022

schedule 19:00 - 1 Mars, 2022

Pasi vendimit të “Disney”, edhe Warner Bros ka anuluar shfaqjen e shumëpritur të “The Batman” në Rusi.

Filmi ishte caktuar të shfaqej me 3 mars ndërsa Deafline informoi nga studio se filmi ishte ende i vendosur për publikim. Por, pas një rishikimi transmetimi i filmit është anuluar.



“Në shenjë humanitare për Ukrainë, WarnerMedia po ndalon publikimin e filmit të saj artistik “The Batman” në Rusi. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën ndërsa evoluon. Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të kësaj tragjedie”, thuhet në deklaratën e Warner Bros.

“The Batman” është një film i shumëpritur nga fansat. Madje këtë fundjavë pritej të fitojë të paktën 115 milionë dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!