Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Lindjen e Mesme/ Kronologjia e bisedimeve mes SHBA dhe Iranit

schedule09:19 - 19 Prill, 2026

schedule 09:19 - 19 Prill, 2026

Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë shoqëruar me tensione të vazhdueshme, kërcënime dhe përpjekje të pasuksesshme për marrëveshje.

BBC ka paraqitur një kronologji të zhvillimeve kryesore.

Më 28 shkurt, konflikti shpërtheu pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke shënuar dështimin e përpjekjeve diplomatike.



Më 6 mars, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk do të kishte marrëveshje me Iranin “përveç dorëzimit të pakushtëzuar”.

Më 21 mars, Trump vendosi një afat, duke kërcënuar se do të godiste infrastrukturën energjetike të Iranit nëse ky i fundit nuk hapte Ngushticën e Hormuzit.

Vetëm dy ditë më vonë, më 23 mars, ai shtyu afatin, duke përmendur “biseda produktive”, çka u pasua nga disa shtyrje të tjera.

 7 prill, Trump paralajmëroi se “një qytetërim i tërë do të vdesë” nëse ngushtica nuk hapej brenda një afati të ri.

Një ditë më pas, më 8 prill, Pakistani ndërhyri si ndërmjetës dhe njoftoi një armëpushim dyjavor mes palëve për të mundësuar vazhdimin e negociatave.

Më 11 prill, zyrtarë të lartë nga të dy vendet, përfshirë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe ministrin e jashtëm iranian Abbas Araghchi, u takuan në Pakistan. Pas 21 orësh bisedimesh intensive, palët mbetën larg një marrëveshjeje për çështjet kryesore.

Më 12 prill, Trump njoftoi vendosjen e një bllokade ndaj porteve iraniane, duke shtuar presionin mbi Teheranin.

Më 17 prill, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të qëndronte e hapur për pjesën e mbetur të armëpushimit, ndërsa Trump theksoi se bllokada amerikane do të vazhdonte.

Një ditë më vonë, më 18 prill, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike njoftoi se do të bllokonte sërish ngushticën. Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se po zhvilloheshin “biseda shumë të mira”, por përsëriti se SHBA-të nuk do të “shantazhohen” për këtë rrugë ujore strategjike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!