Lufta në Izrael, Ministria e Jashtme: Kthehen në atdhe 7 shqiptarë, mes tyre një i mitur

schedule10:20 - 14 Tetor, 2023

schedule 10:20 - 14 Tetor, 2023

Përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një i mitur.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet me dije se pasi kanë mbërritur në Shkup janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata edhe jetojnë dhe banojnë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre”, theksohet më tej në njoftim./abcnews.al/