Lufta në Izrael, Borrell: Prioritet është ndalimi i dhunës dhe lirimi i pengjeve  

schedule08:56 - 8 Tetor, 2023

schedule 08:56 - 8 Tetor, 2023

Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borrell foli për “një nga ditët më tragjike në historinë e Izraelit”.

Ai vuri në dukje se foli me ministrin e Jashtëm të Izraelit Eli Cohen dhe shprehu “solidaritetin e Bashkimit Europian dhe dënimin e dhunës dhe terrorizmit”.

“BE qëndron në solidaritet me Izraelin, i cili ka të drejtë të mbrohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, kundër sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim,” shtoi ai.

“Tani prioritet është ndalimi i menjëhershëm i dhunës dhe de-përshkallëzimi, si dhe lirimi i të gjithë pengjeve”, theksoi ai.

/abcnews.al