Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite njofton përfundimin e operacioneve në Shujaya

schedule09:23 - 11 Korrik, 2024

schedule 09:23 - 11 Korrik, 2024

Forcat e armatosura izraelite njoftuan të mërkurën mbrëma se kishin përfunduar operacionet e nisura më 27 qershor në Shujaya, në lindje të qytetit të Gazës.

“Ushtarët përfunduan misionin e tyre, i cili zgjati për rreth dy javë, në zonën Sujaya”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sulmi në Sujaya, i cili përfshinte njësi të forcave speciale, u zgjerua të hënën në rrethet qendrore të qytetit të Gazës.

Mahmoud Bassal, një zëdhënës për mbrojtjen civile në Gaza, foli për “shkatërrim të madh të infrastrukturës” dhe banesave në Shujaya, e cila ishte kthyer në një qytet fantazmë.

Më 7 maj, trupat izraelite nisën një ofensivë tokësore në Rafah, në kufirin e mbyllur me Egjiptin. Lufta, tashmë në ditën e saj të 279-të, hyri të dielën në muajin e saj të dhjetë, e cila u shkaktua nga një sulm i paprecedentë i krahut ushtarak të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili vrau 1,195 njerëz, kryesisht civilë.

Nga 251 personat e rrëmbyer gjatë tij, 116 mbeten peng në Rripin e Gazës, por 42 besohet të jenë të vdekur, sipas ushtrisë izraelite. Si hakmarrje, Izraeli u zotua të zhdukë Hamasin, në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007.

Operacionet ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit në Rripin e Gazës që atëherë kanë vrarë të paktën 38,300 njerëz, kryesisht civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!