Konflikti në Lindjen e Mesme ka riorientuar turizmin në botë.
Ekspertë ndërkombëtarë të turizmit theksojnë se Shqipëria mund të jetë fituesja më e madhe në rajon në këtë drejtim, falë imazhit të një destinacioni të përballueshëm dhe rritjes së shpejtë turistike, por sfida qëndron në përshtatjen e kësaj rritjeje me investimet në infrastrukturë dhe cilësinë e shërbimeve.
Në një analizë Radio Evropa e Lirë shkruan se në rajonin e Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria dhe Kroacia janë në pozicionin më të mirë për të përfituar nga këto ndryshime, Mali i Zi mbetet i paqëndrueshëm, ndërsa Greqia është më e ekspozuara ndaj rënies së besimit dhe rritjes së kostove .
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit gjatë vitit 2024, Lindja e Mesme ishte rajoni më i suksesshëm sa i përket turizmit krahasuar me periudhën para pandemisë, me rreth 95 milionë të vizitorë ndërkombëtarë.
Ky rajon përbën rreth 5 për qind të turizmit botëror dhe 14 për qind të trafikut ndërkombëtar transit ajror, sipas të dhënave të Këshillit Botëror për Udhëtime dhe Turizëm të cilat tashmë mund të zgjedhin rajonin.
Vetëm në 48 orët e para pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, mbi 5.000 fluturime u anuluan në rajon dhe ishte një nga ndërprerjet më të mëdha të trafikut ajror botëror që nga pandemia e COVID-19.
Tashmë këta turistë do të kërkojnë destinacione më të qeta këtë verë duke u drejtuar në vendet e rajonit.


