Lufta me Iranin, i ka kushtuar Shteteve te Bashkuara të Amerikës rreth 25 miliardë dollarë deri më tani. Shifja u zbuluar nga Drejtori I Financave në Pentagonin Amerikan Jules Hurt I cili deklaroi se shifra më e madhe eshte shpenzuar per municione, ndersa shtoi se d te duhen me shume para per zevendesimin e paisjeve ushtarake te shkaterruara. Sekretatri Amerikan I Luftë Pete Hegseth dëshmoi nën betim këtë martë përballë Komitetit të Shëbrimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve mbu luften me Iranin dhe kerkesen e Administrates Trump qe ne vitin 2027 shpenzimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të rriten në 1,5 trilionë dollarë. Sekretari Amerikan I Luftes u shpreh se kerkesa rekord e Pentagonit per financim, paraqet urgjencat e momentit per te garantuar qe Shtetet e Bashkuara te vijojne te jene Shteti me I fuqishem ushtarak ne Mbare Boten. Ne nje séance te tensionuar perplasjesh me Demokratet, Pete Hegseth u mburr duke thene se Shtetet e Bashkuara kishin arritur te ndalnin Iranin qe te kishte arme berthamore ne nje beteje vetem dy mujore duke e krahasuar ate me lufterat e Irakut, Afganistanit dhe Vietnamit.
“Presidenti Trump, ndryshe nga presidentët e tjerë, ka pasur guximin që të garantojë që Irani të mos ketë kurrë një armë bërthamore, dhe ai është I vendosur në qëllimin e tij.Bota ka negociatorin më të mire që po nxit një marrëveshje. Sfida jnë më e madhe dhe kunndërshtari më I madh me të cilin pi përballemi në këtë pike, janë fjalët e pamatutra të demokratëve, të disa Kongresmenëve dhe madje edhe disa republikanëve. Me lejoni t’iu kujtoj se vetem ne dy muaj lufte ne ndalem Iranin te kete nje arme berthamor. Brezi im duhet te kujtj per sa kohe ishin ne Irak, per sa kohe ishim ne Afganistan dhe per sa kohe ishim ne Vietnam.”
Kur u pyet mbi menyren sesi Shtetet e Bashkuara do te ulin Iranin ne tryezen e negociatave per te arritur nje marreveshje, Hegseth deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta cojne Teheranin ne piken ku do te dorezohet per te arritjur nje marreveshje.
Sekretari Amerikan I Luftes u ndal edhe tek aleatet qe nuk ndihmuan Shtetet e Bashkuara ne luften Kunder Iranit, duke thene se Washingtoni do te sanksionoje keto partner qe nuk e bene dicka te tille ndersa perdori nje ton te ashper pergjate deshmise se tij perballe Kongresit.
“Aleatët model që do të ndërmarrin veprime, si Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Finlanda, vendet baltike dhe të tjerë, do të kenë mbështetjen tonë të veçantë,” theksoi Hegseth para Komitetit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve. “Aleatët që nuk veprojnë, ata që vazhdojnë të dështojnë në përmbushjen e detyrimeve të tyre për mbrojtjen kolektive, do të përballen me pasoja,” paralajmëroi ai.


