Lufta kundër shit-blerjes së votës, Bylykbashi: Të reformohet ligji i partive, tendera personazheve të “krimit”

schedule12:31 - 5 Maj, 2020

schedule 12:31 - 5 Maj, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një intervistë për “ABC News” ka folur për Reformën Zgjedhore. Bylykbashi tha kushti kryesor i vendosur nga BE është dënimi i personave që kanë blerë votat.

Sipas tij Parlamenti duhet të miratojë atë për të cilën është rënë dakord dhe pa ndryshime. Bylykbashi tha se Këshilli Politik është instanca e dakordësuar edhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të bërë Reformën Zgjedhore.

“Reforma Zgjedhore duhet të garantohet sekreti dhe liria e votës. Lufta kundër shit-blerjes dhe presionit që i bëhet administratës publike. Këto çështje janë mbi tryezë dhe presioni mbi zgjedhësit do të jetë pjesë e punës në vazhdim. Tentativa e PS për të aktivizuar procesin është për të tërhequr vëmendjes, pasi problemi më i madh mbetet rrënimi i ekonomisë”, tha Bylykbashi.

Sipas tij vështirësia në ekonomi nuk është vetëm për shkak të pandemisë, por edhe si pasojë e keqmenaxhimit nga qeveria. Bylykbashi theksoi se zgjatja e masave të jashtëzakoshme është e patolerueshme, ndërsa shtoi se kushti i Bashkimit Evropian është marrëveshja për Reformën konsensuale Zgjedhore. Për ish-deputetin e PD vetëm zgjedhjet e parakohshme do të mund të zgjidhin situatën në të cilën ndodhet politika. “Vetëm një qeveri tranzitore do të garantonte një vullnet politik të pandotur”, tha ai.

“U jepen tendera personazheve të botës së krimit, kjo është pjesa e korrupsionit. Prokurorët nuk i shohim fare se ku janë. Çështja më e rëndësishme është bota e krimit që bëhet bashkë me qeverinë për të kapur votën e shqiptarëve”, theksoi ai.

Ligji i financimit të partive:

Bylykbashi: Duhet reformuar ligji i partive. PS po përpiqet të shmangë rekomandimin e 2017-tës, për shitblerjen e votës. Paraja vjen ose nga korrupsioni, ose nga kriminaliteti galopant./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!