Pesë persona të cilët punonin si kambistë në informalitet të plotë janë arrestuar në Shkodër. Policia ka sekuestruar edhe paratë të cilët i këmbenin në mënyrë të kundraligjshme. Mësohet se këta persona janë proceduar edhe më parë për këtë vepër penale.
Pesë kambistë të cilet ushtronin aktivitetin në mënyrë të paligjshme u vunë në pranga nga policia e Shkodrës dhe dy të tjerë u proceduan penalisht.
Krimi ekonomik në bashkëpunim me prokurorinë e Shkodrës hetuan me metoda speciale personat e ndaluar, të cilët akuzohen për ushtrimin pa licencë te veprimtarisë bankare dhe fshehjen e të ardhurave.
Besnik Dervishi, Agim Qerreti, Ylli Berhani, Mhill Brigja dhe Lulzim Gerbeti ishin proceduar edhe më parë për këto vepra penale. Kurse dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe një sasi parash që këta shtetas i përdornin për të kryer këmbimin valutor në mënyrë të paligjshme. /ABC news Albania 24/7