Lufta Izrael-Hamas/ Ministri Hasani: Evakuohet nga Gaza familja shqiptare

schedule17:47 - 20 Nëntor, 2023

schedule 17:47 - 20 Nëntor, 2023

Evakuohet nga Gaza familja shqiptare. Ministri Hasani ka dhënë lajmin nga rrjetin social X, duke njoftuar se bashkëshorti, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.

Reagimi:

Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.

Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces./abcnews.al/