Luca tregon momentin e rëndësishëm në 1989: Me Edi Ramën dhe Hilën u zgjodhëm të parët në revistën europiane të artit

schedule11:52 - 3 Nëntor, 2023

schedule 11:52 - 3 Nëntor, 2023

Piktori Bujar Luca ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, momentin kur së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe piktorin Edi Hila dolën në revistën europiane të artit në vitin 1989.

Ai ka zbuluar se për herë të parë u bë një artikull për Shqipërinë dhe artet në Shqipëri, ku figuronim dhe ata me foto dhe vepra.

Sakaq, Luca e konsideroi këtë hap një arritje, që e ndihmoi dhe për në vitet në vazhdim në Paris.

“Ishte hera e parë që vinte në Shqipëri një revistë e huaj dhe vinte një nga revistat më të famshme europiane, jo vetëm franceze. Ata do të bënin një ekspozitë në galerinë kombëtare të arteve, por kjo revistë nuk do të ishte me vepra arti të mirëfillta. Gjë që ne nuk e kishim parë kurrë, por me riprodhime. Megjithatë, kjo ekspozitë me riprodhime për shqiptarët pati një sukses kolosal. Kjo ishte në vitin ’89. Ishte akoma një periudhë e errët, asgjë nuk lëvizte. Ishte në maj të ’89. Në atë periudhë disa artistë ishin ftuar të merrnin pjesë në këtë mbrëmje dhe të takonin këta njerëz që kishin ardhur, se kishte personalitete nga Luvri, nga revista, kritikë arti të famshëm, nëpërmjet të cilit ishte shefi i pikturës dhe departamentit tëë Luvrit, ishin personalitete vërtetë të rëndësishme. Edhe Ambasada Franceze organizoi me artistët shqiptarë një takim, përveç më të rinjve që isha me Edi Ramën, ishin emrat më të njohur në atë kohë në Shqipëri që bënin pjesë në komisionet. Në këtë takim, ne bashkë me Edin biseduam me një kritik arti të revistës në fjalë që quhet “Njohja e Artit” dhe i intriguar nga biseda jonë, se ne po i tregonim për vështirësitë që kishim, ai kërkoi që të vinte në studiot tona bashkë me fotografinë që kishin me vete të revistës dhe të fotografonin veprat tona, bënin një artikull mbi ne. Për këtë arsye ne i tham që duhet të bisedosh me shefin e arteve figurative dhe atë bëri. Edhe Petro Kokushta i zënë ngushtë pranoi këtë takim. Kështu u bë e mundur që gazetarët e revistës të vinin në shtëpinë time, ku solli pikturat dhe Edi Rama dhe Edi Hila. Ishim të tre bashkë. Në këtë mënyrë u bë për herë të parë një artikull për Shqipërinë dhe artet në Shqipëri, ku figuronim dhe ne me foto dhe veprat tona”, tregoi piktori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!