Është padyshim një ndër personazhet publikë më të komentuar shqiptar. Përveçse në moderim, Luana Vjollca prej kohësh i është përkushtuar edhe muzikës. Ditën e sotme, moderatorja feston ditëlindjen e 29-të, ndërsa ndau me ndjekësit në rrjete sociale disa momente nga surpriza që mori në mesnatë.
Mirëpo, në këtë ditë të veçantë Luana ka zbuluar një tjetër surprizë. Ajo ka pozuar për revistën e famshme amerikane “Style Cruze”. Si gjithmonë, Luana shfaqet tërheqëse dhe plot stil në kopertinën e revistës për muajin shtator.
“Për ditëlindjen time jam e emocionuar të ndaj këtë intervistë ekskluzive të revistës amerikane, Style Cruze, për shtatorin”, ka shkruar Luana. Në intervistë, Luana thotë se çdo gjë e ka arritur falë punës, ndërsa duke folur për planet e së ardhmes ajo zbuloi se së shpejti do ta shikojmë edhe në fushën e biznesit.
“Projekte të reja muzikore, kontrata të reja me kompani të ndryshe si imazh i tyre dhe puna që po vazhdon për një biznes timin personal që pritet të vijë së shpejti etj.“, thotë ndër të tjera Luana. /abcnews.al/