Luan Rama: Shtyerja e gjendjes së jashtëzakonshme në kundërshtim me Kushtetutën

schedule12:52 - 21 Prill, 2020

schedule 12:52 - 21 Prill, 2020

Zv/ kryetari i LSI-së Luan Rama në një deklaratë për mediat ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri. Luan Rama u shpreh se në kushtet kur masat e marra kanë bërë efektin e duhur, sot nuk ka më asnjë bazë reale, Kushtetuese apo ligjore që të zgjatet më tej gjendja e fatkeqësisë natyrore.

“Sot përfundon ligjërisht afati i shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Propozimi i qeverisë për të shtyrë edhe dy muaj të tjerë shpalljen e emergjencës rezulton të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.

Sot sipas të dhënvae që jep Ministria e Shëndetësisë rezultojnë të jenë 32 qytetarë të shtruar në QSUT të infektuar me COVID-19, dhe vetëm 8 të tjerë të shtuar në sanatorium.

Gjatë ditëve të fundit ka ditë të tëra që nuk paraqitet asnjë qytetar i shtruar me koronavirus”, deklaroi Luan Rama./abcnews.al

Deklarata e plotë: 

Mirëdita të gjithëve!

Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë shqiptarë në Republikën e Shqipërisë apo kudo që ndodheni.

Duke iu uruar të jeni në kushte sa më të mira për të përballuar të gjithë këtë situatë, nëpër të cilën na është dashur të kalojmë përmes kufizimesh, ndalimesh, pse jo edhe përmes sakrificash të shumta. Më lejoni të bëj të ditur që sot përfundon ligjërisht, referuar Kushtetutës, afati i shpalljes së “Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore“.

Kjo do të thotë që në këtë kontekst kushtetues ligjor, duke iu referuar edhe situatës konkrete, faktike të gjendjes në të cilën është popullsia në Republikën e Shqipërisë, në raport me epideminë e pandemisë së Coronavirus, rezulton se propozimi i qeverisë për të shtyrë dhe dy muaj të tjetër shpalljen e “Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore“ të jetë tërësisht flagrant dhe në kundërshtim me Kushtetutën, i pambështetur, i pamotivuar dhe i paarsyetuar, jo vetëm nga pikëpamja kushtetuese dhe ligjore, por edhe nga realiteti faktik.

Sipas të dhënave që jep vetë Ministria e Shëndetësisë në këtë moment që po flasim, rezulton të jenë të shtruar në QSUT vetëm 32 qytetarë të infektuar me COVID-19. Dhe vetëm 8 të tjerë të shtur në Sanatorium. Pa evidentuar këtu faktin që gjatë ditëve të fundit ka ditë të tëra që nuk paraqitet pranë këtyre qendrave spitalore të përcaktuara për këtë koronavirus asnjë qytetar për tu shtruar. Neni 174 I Kushtetutës e bën të qartë dhe thotë në mënyrë laksativ shqip dhe qartë që për parandalimin apo mënjanim e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik.

Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit, pika 2 e të njëjtit nen thotë që zgjatja e fatkeqësisë natyrore mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Kuvendit, por në kushtet kur pandemia është e kufizuar. Në kushtet kur masat e marra kanë bërë efektin e duhur, në kushtet kur shpallja e fatkeqësisë natyrore bëhet më shumë për të motivuar ndryshimet në buxhet dhe përcaktimin e fondeve ekstra për përballimin e kostove ekonomike dhe financiare, gjë që qeveria e ka bërë, pavarësisht se në mënyrë të pamjaftueshme dhe jo transparente.

Sot nuk ka më asnjë bazë reale, por edhe asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore që të zgjatet më tej gjendja e fatkeqësisë natyrore, aq më tepër po të kemi parasysh që ka zona të tëra të vendit, ka bashki të tëra në të cilat nuk ka asnjë rast ta shfaqjes së të infektuarve me coronavirus, gjë që do të thotë se nuk ka asnjë arsye as në kuptimin parandaluese, por as në kuptimin e diagnostikimit, as në kuptimin e administrimit te realitetit që atje të ketë kufizime në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Prandaj, qeveria duhet të tërhiqet menjëherë nga ideja apo propozimi për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Republikën e Shqipërisë edhe me 2 muaj të tjerë dhe ndërkohë nesër menjëherë pas përfundimit edhe në kuptimin kushtetues dhe ligjor të gjendjes së fatkeqësisë natyrore duhet që qeveria shqiptare të rikthej menjëherë, e përsëris me status të plotë Shqipërinë si anëtare të Këshillit të Europës dhe siç urdhëron neni 5 I Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut do të duhet që qeveria shqiptare të infrormojë me shkrim mënjëherë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës për përfundimin e gjendjen e fatkeqsisë natyrore e për rikthimin e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve siç buron jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por dhe nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, e të gjitha të drejtave të cënuara apo të kufizuara për shkak të gjendjes së fatkeqsisë natyrore.

Dhe një gjë tjetër dua të bëj të qartë. Pavarësisth që në kuptimin kushtetues dhe ligjor, Shqipëria është në kushtet e fatkeqsisë natyrore, masat e aplikuara nga qeveria janë në tejkalim të kësaj gjendjeje apo të këtij statusi ligjor pasi ato realisht kanë qenë masat e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë që do të thotë se jemi përpara dhunimit, shpërdorimit dhe shkeljes flagrante të Kushtetutës.

Për asnëj motiv politik dhe për asnjë arsye korruptive që mund të fshihet prapa kësaj situate nuk duhet lejuar që Shqiëpria të ecë më tej dhe 2 muaj të tjerë në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në kuptimin formal, ligjor dhe kushtetues, por realisht në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim që të vazhdojë manipulimi, shpërdorimi, babëzia dhe vjedhja e dokmunetuar në një mori procedurash skandaloze që dëshmojnë përveçse babëzinë korruptive edhe mungesën e çdo elementi të ndjeshëmrisë njerëzore sesa nuk mund të ketë krim më të madh sesa të përfitosh nga një fatkeqsi dhe mbi fatkeqsinë të ndërtosh politikën e vjedhjes, të korrupsionit dhe të manipulimit.

Për ta mbllur dhe një herë të dashur qytetarë të Republikës së Shqipërisë, por dhe qytetarë shqiptarë kudo që jeni, ligjërisht në bazë të Kushtetutës sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore. Qeveria të tërheqë propozimin që ka bërë dhe Kuvendi të mos e fusë veten edhe në një mëkat tjetër të shkeljes së Kushtetutës dhe të talljes me interesat e qytetarëve dhe me nteresat e Republikës së Shqipërisë, e cila do të duhet nga nesër të kthehet me statusin e plotë si anëtare e Këshillit të Europës.
Faleminderit!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!