Llaqi Nako koreografi i njohur dhe regjisori i shfaqjes “ Katedralja e Parisit”, zbardhi për ABC News incidentin e akrobatit Gerald Shima në prova. Ky incident pezulloi edhe shfaqjet, gjithçka në arenë është si ditën e 13 nëntorit, kur hekuri i ra në kokë gjatë ushtrimit në cirk.
Drejtori Teknik në Cirkun Kombëtar Luan Hadaj thotë se ky është incident ka ardhur nga pakujdesia e akrobatit.
Hadaj pranon se çadra i është nënshtruar disa inspektimeve si nga specialistët e cirkut, dhe nga inspektoriati i punës. Kështu ai përjashton çdo lloj rreziku për artistët dhe spektatorët.
Megjithëse janë paraqitur disa herë kërkesa në Ministrinë e Kulturës për sistem ngrohje, prej vitesh artistët ushtrohen në mes të ftohtit dhe në kushte aspak të përshtatshme, gjithashtu edhe spektatorët e vegjël shijojnë shfaqjet në mes të ftohtit.
Drejtori i ri Ilirjan Gjini premton se programi artistik në çadër do të nis këtë fundjavë edhe në këto kushte./abcnews.al