Një ditë më parë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kishte dëguar një letër Kongresit amerikan, ku ndër të tjera shkruan se ambasadori Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe i LSI-së.
Një ditë më pas ambasadori i SHBA i shkon për vizitë Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Qëllimi i takimit duket se nuk ka lidhje me deklaratat e Llallës dhe këtë e sqaron drejtori i Kabinetit të Presidentit.
“Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.
Sipas drejtorit të kabinetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe ambasadori SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend./abcnews.al