Lu: Ka ardhur koha të arrestohen peshqit e mëdhenj

schedule11:49 - 7 Nëntor, 2017

schedule 11:49 - 7 Nëntor, 2017

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu ka deklaruar se në fillim të vitit 2018 do të arrestohen “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri. Ambasadori ishte i ashpër me politikën shqiptare, kur theksoi se ka lidhje me kriminelët, ndërsa mori shembull Roshin, Frrokun dhe Arben Ndokën.

 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu e ka thënë troç edhe njëherë, që në fillim të vitit 2018 pret arrestimin e atyre që vazhdimish i quan, “peshq të mëdhenj”.

Gjatë takimit të zhvilluar në ministrinë e Brendshme me temë “Forca e Ligjit”, zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se krimi në Shqipëri është kërcënim për sigurinë kombëtare.

 Kritike dhe e ashpër ishte edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila apeloi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar.

 Në të njëjtin sinkron me dy ambasadorët e atashuar në vendin tonë ishte edhe ministri i Shtetit në Britani për Europën dhe Amerikën, Sir Alan Duncan.

 Sir Alan Duncan: Kriminelat po mbushin xhepat në kurriz të qytetarëve, duke mos treguar pikë mëshire. Shqipëria ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe të mund të arrijë, sidomos në luftën kundër kanabisit.  Dua të përsëris se peshqit e mëdhenj duhet të kapen dhe Shqipëria duhet ta marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar. BE-SHBA po japin ndihmën e tyre për reformën në drejtësi. 

Ministri i brendshëm Fatamir Xhafaj theksoi se shpesh qeveria i ka shpallur luftë frontale krimit të organizuar. Ai shtoi se, policia Shqiptare do të asistohet nga agjentët e FBI-së, por edhe ekspertë nga Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe.

 Sir Alan Duncan: Krimi i organizuar nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Jemi të vendosur të shkatërrojmë rrjetet kriminale dhe fuqinë e tyre ekonomike. Si ministër pranova të marr këtë përgjegjësi. Fuqia e këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese. Ndryshimet në drejtësinë penale para së gjithash në prokurori, një reformim i shpejtë strukturor dhe njerëzor, unë besoj që do të japin rezultatet

 Deri më tani Bashkimi Europian ka investuar për sistemin e drejtësisë në vendin tonë rreth 100 milionë euro dhe pret rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar./abc news

 

https://youtu.be/j6dJT5Y2nY4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!