Përmes një video të postuar në rrjetin e tij social, kryeministri Edi Rama ironizon deklaratat e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila sipas tij ka thënë se koronavirusi nuk e zë LSI-në.
LEXO edhe: Policia gjobit Monika Kryemadhin për mosmbajtjen e maskës
Me titullin “vaj medet”, në videon e publikuar nga Rama thuhet:
“Kështu Monika Kryemadhi na pohoi hapur se LSI ka imunitet të fortë ndaj koronavirusit. Shumëkush pyet se cila është arsyeja, përgjigjen na e jep vetë Kryemadhi.
Monika Kryemadhi sapo na vërtetoi se njerëzit e LSI i kanë xhepat dhe pjatat plot aq shumë saqë nuk pyesin për koronavirusin”.
Video e shpërndarë nga kryeministri, cila ilustrohet me deklaratat e Kryemadhit në komunikime të ndryshme përfshi edhe takimin e saj me banorët, tre ditë më parë në zonën e Kombinatit, takim ku edhe u gjobit nga policia me 30 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës.
n.d./abcnews.al