Lozhan-Maliq, rruga e lenë në harresë për tre dekada, banorët: E degraduar, burim aksidentesh

schedule15:57 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:57 - 25 Gusht, 2020

Rruga kryesore që lidh Maliqin me Lozhanin duket si në mesjetë. Makinat kalojnë me vështirësi dhe drejtuesit e tyre ankohen se mjete po ju dëmtohen. Banorët e Lozhanit janë nostalgjikë për asfaltin në komunizëm.

Sipas tyre në këtë sistem janë bërë dhe riparime të pjesshme, por vite e fundit askush nuk është kujtuar.

“Kam 20 vite në Itali jam kthyer në fshatin tim të lindjes se më merr malli. Kohë më parë pavarësisht se ishte sistem tjetër asfalti ishte I mirë. Pas ndërrimit të sistemit lart s’është investuar asgjë në rrugën dytësore, ndërsa kjo rruga kryesore është prishur komplet”, ka thënë një banor.

“Kur bëhej festa e qershori bënin ndonjë investim të vogël, por ka 4-5 vjet që nuk vihet dorë fare”, thotë një tjetër

Sipas një qytetari kjo është një rrugë mizereje.

Mungesa e theksuar e sinjalistikës është kthyer në burim aksidentesh.

“Është muri që ka rënë këtu është turp vjen autobusi i arsimit dhe zbresin nxënësit kalon bosh autobusi dhe i merr matanë nxënësit”.

E është pikërisht kjo anën e rrugës që duket dhe në pamje që është e rrezikshme pasi ka pësuar rrëshkitje dhe këto rrjeta që janë vendosur janë dëmtuar.

Ne u interesuam pranë Bashkisë së Maliqit dhe biseduan me kreu e saj për të mësuar nëse ka ndonjë projekt për këtë rrugë.

“Ju po intesohemi më shumë për rrugën e degraduar Maliq Lozhan banorë kanë të drejtë. Kemi kërkuar nga instancat e tjera, nga Autoriteti I Rrugëve dhe Ministria e Infrastrukturës që kjo rrugë të hyjë në prioritet e tyre për të ndërhyrë është rreth 25 km dhe kërkon ndërhyhet në të gjithë gjatësinë e saj”, është shprehur kryebashkiaku.

Kjo ka penalizuar dhe zhvillimit e turizmit ku natyra është treguar shumë bujare

“Ka një klimë si në Voskopojë po s’ ka investime”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!