Gjermania e nis me një sfidë “zjarri” aventurën në Kampionatin Europian. “Panzerat” sfidojnë në “Allianz Arena” Francën në sfidën e parë të grupit F. Para kësaj supersfide në konferencë për mediet foli trajneri i Gjermanisë, Joachim Low.
“Jemi shumë të etur për sukses në këtë Kampionat Evropian. Kjo është arsyeja pse unë jam optimist dhe mund të fle i qetë. Ekziston një tension pozitiv në ambientin e skuadrës sonë. Jam shumë i lumtur që më në fund jemi në Europian për të luajtur dhe tentuar trofeun.
Jam shumë i qetë dhe mendoj se në 14 ditët e fundit kemi bërë gjërat e duhura. Nesër do të jetë e rëndësishme të shohim se çfarë kemi mësuar nga këto dy javë punë për të përballuar një ekip të nivelit të lartë si Franca. Goretzka? Ai është stërvitur me ne në 4-5 seancat e fundit stërvitore”, u shpreh Low. /abcnews.al