Low: Folëm për shumë gjëra këto ditë, sot treguam personalitet të madh

schedule22:36 - 19 Qershor, 2021

schedule 22:36 - 19 Qershor, 2021

Gjermania u rikthye e fortë pas humbjes me Francën në ndeshjen e parë të Euro 2020 dhe mundi Portugalinë bindshëm me shifrat 4-2. Pas ndeshjes shumë i kënaqur ishte Joachim Low, trajneri i “Panzerave”.

“Diskutuam dhe analizuam shumë gjëra gjatë ditëve të fundit. Po kërkonim të gjenim ekuilibrin pas ndeshjes me Francën dhe e dinim që duhet të kishim një ingranazh më shumë për të krijuar më shumë shanse, për të qenë më pranë portës.

Luftuam në mënyrë të shkëlqyer dhe treguam personalitet të madh. Krijuam shumë raste flagrante ndaj një kundërshtari shumë të fortë”, u shpreh Low pas ndeshjes. /abcnews.al