Lotët e tifozit të Partizanit në derbi, kjo video po bëhet virale

schedule08:21 - 15 Dhjetor, 2019

schedule 08:21 - 15 Dhjetor, 2019

Emocionet që përjeton në futboll janë nga më të ndryshmet. Herë ka lotë hidhërimi, herë gëzim dhe herë-herë edhe lot gëzimi. Kështu ka ndodhur në derbin e fundit të kryeqytetit, ku Tirana mposhti Partizanin pas më shumë se pesë vitesh.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku një i moshuar shfaqet duke qarë nga emocionet e golit të barazimit në derbi. Pasi Jurgen Bardhi realizon në portën e Ilion Likës, tifozi i “demave” nuk i mban lotët.

Më pas çohet në këmbë dhe thirrjet për Partizanin nuk mungojnë. Momente emocionuese, që futbolli t’i ofron çdo fundjavë. /abcnews.al