Longo e ka me vijën e VAR-it: Nuk më duket normale! Objektivat tona komplikohen

schedule23:17 - 9 Maj, 2022

schedule 23:17 - 9 Maj, 2022

Kukësi u mund nga Vllaznia në shtesë dhe në kampin verilindor kanë pretendimet e tyre për golin e shënuar nga Mehdi Çoba. Trajneri Diego Longo, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:

“Jam shumë i mërzitur, por edhe po e shihja golin e dytë. Dua të shoh pak golin e dytë për të parë vijën e VAR-it. Nuk dua të gjykoj, por a duket normale kjo vijë? Unë pres që vija e VAR të jetë e drejtë, kjo nuk më duket normale. Nuk e kam me televizionin, por e kam me linjën e VAR”.

“Tabaku nuk ishte pozicionuar mirë, ka ardhur nga ekipi i moshave, por është një futbollist i ri. Edhe te goli i parë nuk ishte vendosur mirë mbrojtësi i djathtë”.

“Humbja ndaj Vllaznisë, ashtu si ndaj Kastriotit, na i komplikon objektivat. Kemi edhe tre ndeshje, nuk dua të bëj polemika. Unë dua ta them se çfarë ndodhi këtu nuk është e drejtë, por ajo që ka ndodhur në muajin e fundit nuk është e pranueshme”.

“Përgjegjësitë janë të miat dhe nëse thuhet se kemi bërë keq, atëherë e pranoj. Unë nuk i vendos emrin sezonit, detyra ime është të punoj çdo ditë me skuadrën dhe ta përmirësoj atë”, deklaroi Longo, trajneri italian i Kukësit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!