Prestigjiozja amerikane që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet “Lonely Planet”, ka renditur Tiranën ndër 10 vendet që duhen vizituar patjetër nga turistët këtë verë.
Në artikullin e saj, “Lonely Planet” shkruan se kryeqyteti shqiptar nuk është vetëm një qytet “portë”, por është metropol i fuqishëm që ka pësuar transformim. Sipas “Lonely Planet” nuk duhet humbur një udhëtim me teleferik në malin e Dajtit dhe mbrëmjet në zonen e ish-bllokut.
Ndër vendet për t’u vizituar, prestigjiozja amerikane rendit Spanjën, Anglinë, Francën dhe Greqinë. Prizereni në Kosovë renditet i katërti, ndërsa Tirana e dhjeta./abcnews.al