Lokomotiva Zagreb prezanton Sherif Kallakun dhe krenohet

schedule11:51 - 9 Gusht, 2020

schedule 11:51 - 9 Gusht, 2020

“Lokomotivës i është bashkuar një prej talenteve më të mëdhenj shqiptarë, mesfushori i ri Sherif Kallaku”. Kështu e nis prezantimin Lokomotiva Zagreb, që pagoi për Sherif Kallakun te Teuta 150 mijë euro dhe tani pret të kthehet një lider në skuadrën e “zaptuar” nga shqiptarët.

Mersinaj, Çokaj dhe Tuci janë pjesë e ekipit nga vjet, ndërkohë që tani i janë bashkuar edhe Ibishi e vetë Kallaku. Ky i fundit, për faqen zyrtare të Lokomotivës, është shprehur: “I njoh të gjithë djemtë shqiptarë të Lokomotivës, kështu që do të jetë më e lehtë për mua të përshtatem në mjedisin e ri.

I kam ndjekur edhe ndeshjet e Lokomotivës më parë. Tani dua që të vazhdoj me fitore në sezonine ri”. Kallaku, sezonin fundit me Teutën ishte një prej liderëve të skuadrës. Ai shënoi 14 gola në kampionat, si asnjë mesfushor tjetër më parë në Superiore. /abcnews.al