Lojtari i Milanit, dëshira e skudrave të mëdha

schedule10:17 - 14 Tetor, 2021

schedule 10:17 - 14 Tetor, 2021

Mesfushori i Milanit është kthyer tashmë “ëndërra” e skuadrave të mëdha. Franck Kessie është lojatri i shumë dëshiruar, i cili është vënë në “radarët” e shumë klubeve. Përveç PSG-së dhe Barcelonës edhe Real Madrit  është vënë në garë për shërbimet e lojtarit.

Sipas mediave spanjolle Reali po bën hapa konkret drejt lojtarit për të bërë të mundur një transferim në “Santiago Bernabeu” me parametra zero. Mesfushorit nga Bregu i Fildishtë i mbaron kontrata  me Milanin qershorin e ardhshëm, dhe “Los Blankos” duan të përfitojnë nga kjo situatë.

Nëse Reali mendon ta ketë pjesë të skuadrës Kessie, dhe ta transferoj mesfushorin si lojtarë të lirë, PSG dhe Barcelona janë gati të paguajnë që në janar, shumën që kërkojën drejtuesit e Milanit, për të marrë shërbimet e lojtarit.

Mesfushori i ka bërë të qarta kërkesat e tij drejtuesve të Milanit, duke kërkuar 8 milion euro në sezon, shifër kjo që Milani nuk është dakort. Drejtuesit pranojnë të paguajnë vetëm 6.5 milion euro në sezon për lojtarin. Nëse nuk gjendet “mesi i artë” atëherë Kessie do të jetë lojtari i rradhës i larguar nga “kuqezinjtë”, duke ndejkur kështu të njëjtën rrugë që bënë lojtarët Donnarumma dhe Chalhanoglu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!