Sulejman Starova, pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News, analizoi sfidën që Tirana fitoi kundër Kukësit. Tekniku kryeqytetas nuk mund të mos vinte në dukje gabimet në mbrojtje që verilindorët bënë në golat e pësuar.
“Kukësi e ndihmoi Tiranës që të fitonte. Ishin disa piramida të dy golat e Kukësit. Kërcen Najdovksi dhe piramidat nuk kërcejnë. Në atë mënyrë ia merr fitoren edhe Interit Tirana. Kampionati është e gjatë, nuk flitet dot që javën e dytë.
Normalisht avantazhi psikologjik të ndihmon për të përgatitur ndeshjen tjetër. Me atë trepikësh në xhep luaj bukur ndeshjen tjetër”, tha Starova, i cili më pas foli edhe për problemin e fushave në vend dhe përcolli një mesazh për kampionët e vendit.
“Që në kohën time ka ngelur Tirana me dy stadiume e tre ekipe. Kështu do kemi probleme gjithë kohën me stadiumet. Fajin e kemi edhe ne që e kemi lënë në këtë gjendje. Të kthehemi te Tiranës, që nuk duhet të ketë eufori. Nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe. Ishte dita e vet, shkoi 2-0 dhe fitoi.
Me këtë kampionat, po shkove 2-0 e ke marrë ndeshjen. Kukësi reagoi, me gjithë defektet që ka. Mund të mos ketë stofin për kampion, pasi rastin e kishte. Kishte një gafë të portierit në rastin e shtyllës. Nuk mund të gabojë portieri”, tha Starova.