Lojërat Olimpike Dimërore, acari korean “bashkon” shqiptarët

schedule20:06 - 9 Shkurt, 2018

schedule 20:06 - 9 Shkurt, 2018

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Korenë e Jugut është shoqëruar me momente të veçanta që nuk kanë patur shumë lidhje me sportin.

Ceremonia e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut ka patur highlights-et e saj, që nuk kishin të bënin shumë me karakterin sportiv të eventit. Kanë qenë më tepër situata të ndryshme, që në disa raste kanë krijuar gëzim, herë siklet dhe herë të tjera mister. Kështu, atletët shqiptarë, ndonëse garojnë për dy shtete, kanë treguar megjithatë unitetin duke pozuar së bashku e duke vënë në dukje simbolin e shqiponjës.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga tribuna është kujdesur të fotografojë parakalimin e atletëve kosovarë, por edhe veten. Një pjesë të vëmendjes e kanë tërhequr edhe presidentët Donald Trump dhe Kim Jong Un, të cilët edhe pse armiq të betuar kanë sfiluar së bashku në Pençang.

Të imituar nga dy aktorë amatorë, presidentët kanë shtrënguar duart, por kanë inskenuar edhe një zënkë, që ka detyruar agjentët e sigurisë t’i nxjerrin jashtë ambjenteve ku po mbahej ceremonia. Ndërkohë, ndonëse ka refuzuar ta takojë, zëvendës presidenti amerikan Mike Pence nuk ka shmangur dot qëndrimin pranë motrës së liderit koreano-verior Kim Jong un, që përfaqëson të vëllain në këto lojra.

Dhe pikërisht pse është e dërguara e regjimit të Penianit, Kim Yo Jong, që ka mbërritur e rrethuar nga një dyzinë truprojash, është konsideruar në media si “Ivanka Trump” e Koresë së Veriut. Me një mimikë të vështirë për t’u dëshifruar, Kim Yo Jong është takuar me liderët koreano-jugorë, të cilëve u ka dhuruar edhe buzëqeshje. Por një Zot e di se çfarë fshihet në mendjen e saj!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!