Industria e videolojërave ka vendosur rekorde të reja shitjesh në dekadën e fundit, dhe një lojë në veçanti bie në sy kur bëhet fjalë për popullaritetin.
Faqja Visual Capitalist publikoi një grafikë interesante, e cila tregon listën e 10 lojërave më të shitura në histori. Mund të jetë surprizë për disa dhe jo për të tjerët, por loja më e shitur nuk kishte nevojë për buxhete miliona dollarëshe, një rrëfim të gjatë ose aktorë të famshëm zëri.
Ranked: The Best Selling Video Games in History ?️
This piece by @samuelbparker90 is part of Visual Capitalist’s Creator Program, featuring work from the world’s top data-driven talent ✅https://t.co/3jvAZdCRSF pic.twitter.com/V9rNYMnVDR
— Visual Capitalist (@VisualCap) April 1, 2023
Me mbi 238 milionë kopje të shitura, Minecraft është loja më e shitur e të gjitha kohërave. Titulli popullor, me blloqet e pikselëve, u publikua në vitin 2011. Në vendin e dytë në këtë listë është Grand Theft Auto 5 me 175 milionë kopje të shitura. GTA 5 është gjithashtu videoloja më e shitur, duke fituar 800 milionë dollarë vetëm në ditën e parë.
Në vendin e tretë është një tjetër lojë e thjeshtë dhe tashmë ikonike – Tetris. Loja e suksesshme e EA Mobile ka shitur mbi 100 milionë kopje. Nintendo ka gjithsej tre tituj në këtë listë, duke përfshirë lojën më të vjetër në këtë listë – Super Mario Bros. nga viti 1985, i cili ka shitur mbi 58 milionë kopje.
Ndër lojërat më të reja, PUBG: Battlegrounds i 2017-ës dhe Red Dead Redemption 2 i 2018-ës u bënë 10 më të shiturit.