Logjika e zhvilluar e Gjermanisë po e ndihmon vendin të fitojë “luftën” ndaj koronavirusit

schedule17:18 - 5 Prill, 2020

schedule 17:18 - 5 Prill, 2020

“Ndërsa kriza e koronavirusit po teston rezistencën e demokracive në të gjithë globin, Gjermania duket se është në avantazh, dhe e ka vënë vendin në një pozitë më të mirë, për të sfiduar pandeminë, sesa shumica e vendeve të tjera“, kështu e nis prestigjozja “The Guardian”  artikullin e saj, në të cilin ka analizuar se përse Gjermania po del me sukses, nga “kthetrat” e pandemisë.

Analiza e mëtejshme e “The Guardian” vë theksin, në arsyet e suksesit të Gjermanisë ndaj Covid-19, ja çfarë shkruan prestigjozja:

“Nën federalizmin gjerman,  politika e të cilës i ka rrënjët që nga koha e Perandorisë së Shenjtë Romake, e që është rrënjosur edhe më tepër pas epokës naziste, ka dobësuar qeverinë e centralizuar në sektorët kryesorë politikë; siç janë shëndetësia, arsimi dhe çështjet kulturore, të cilat janë nën juridiksionin e 16 shteteve në vend raporton abcnews.al.

Që në fillim të shpërthimit të Covid-19, një sistem qeverisjeje kaq i devotshëm, e bëri gruan që udhëheq vendin, të dukej çuditërisht e pafuqishme: edhe kur Angela Merkel njoftoi se duhej filluar me distancimin social, tashmë ajo mund të bënte vetëm rekomandime, të cilat shtetet federale ishin të lira ti zbatonin ose injoronin ato.

Me futjen e masave për distancimin shoqëror, pati disa reagime, disa prej tyre shpreheshin të zhgënjyer për këto masa, dhe kjo bëri që të mbanin qëndrime të ndryshme disa nga këto vende: për shembull, në Berlin, lejohet akoma të blihet një libër në një dyqan, por jo të bëhet piknik në park. Në Baden-Württemberg, ndodh e kundërta.

Federalizmi është i dobishëm, për krijimin e një mjedisi ekonomik me dinamika, mes rajoneve të ndryshme, por mund të bëjë të vështirë sinkronizimin e një vendi të tërë.

Shtetet në ish-Gjermaninë lindore, që janë më pak të goditura nga virusi, nuk donin të mbyllnin shkollat e tyre, duke bërë që të krijohej “zhurmë” nga shtetet jugore, të cilat kishin frikë se studentët e tyre do të ishin të ekspozuar përballë rrezikut.

Sidoqoftë, në një javë e gjysmë izolim, Gjermania ka filluar të zbulojë se ka një sistem të decentralizuar që i shpërndan përgjegjësitë.

Gjermania papritmas e sheh veten duke u mbajtur si vend model, pasi po përdor testimin nga koronavirusi në shkallë të gjerë, gjë që është vlerësuar nga shumë ekspertë, si strategjia e vetme për të dalë sa më shpejt nga masat e bllokimit.

Shërbimet e shëndetit publik gjerman nuk ofrohen nga një autoritet qendror, por nga afërsisht 400 zyra të shëndetit publik, të drejtuara nga bashkitë dhe administratat në rrethe.

Një mjedis i tillë, ka lejuar të zhvillohet ky testim nga një larmi laboratorësh, disa të vendosur në universitete ose spitale, të tjerë me veprimtari private, të cilat veprojnë kryesisht si autonom nga kontrolli qendror.

“Nuk kam nevojë të pres një telefonatë nga ministri i shëndetësisë përpara se të filloj të testoj,” u shpreh Matthias Orth, nga Instituti i Mjekësisë Laboratorike në Marienh Hospital të Stuttgartit.

Disa laboratorë privatë filluan të ofrojnë testimet për Covid-19, shumë kohë më përpara se autoritetet shëndetësore shtetërore, të fillonin të paguanin për blerjen e testeve.

Tashmë rreth 250 laboratorë po kryejnë testime me një mesatare prej 300,000 deri në  500,000 teste për Covid-19, çdo javë.

Jo keq për një vend që në dukje perceptohet se ecën me hapin e breshkës, por që përdor logjikën e lepurit“, shkruan The Guardian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!