Tjetër largim trajneri në Superiore. Pak momente pasi Partizani shkarkoi Franco Lerdën, Teuta ka bërë të njëjtën gjë me Bledi Shkëmbin. Humbja përballë Kukësit ka qëlluar fatale për trajnerin korçar.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Teuta lajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Shkëmbin. 40-vjeçari mori drejtimin e ekipit durrsak 3 qershorin e vitit 2018 dhe sezonin e kaluar ia doli të kualifikonte Teutën në Europa League. /abcnews.al