Llogaridhënia publike në Dibër, Xhaçka: Investimet sipas prioriteteve

schedule11:30 - 29 Maj, 2018

schedule 11:30 - 29 Maj, 2018

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka deklaruar para banorëve të njësive administrative Sllovë e Fushë Ali, në qarkun e Dibrës se asnjë zyrtar i shtetit nuk ka imunitet politik nëse nuk kryen me përgjegjshmëri detyrën.

Gjatë turit të llogaridhënies publike, si e ngarkuar e qeverisë, ministrja Xhaçka tha se duhen vendosur disa prioritete, pasi nevojat janë të shumta dhe mundësia është e vogël për t’i bërë të gjitha.

Ministrja e Mbrojtjes u premtoi banorëve të Sllovës e Fushë Aliut, se do të ketë të tjera takime për të vendosur për investimet që duhen të parat, siç janë kanalet vaditëse apo rrugët./abcnews.al