Nga ambientet e jashtme të Parlamentit opozita e ka zhvendosur protestën përpara ambienteve të Policisë së Tiranës. Lidhur me këtë sitiuatë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar në rrjetin social Tëitter. Lleshaj, shkruan se protestat që godasin deputetë, institucione dhe policë, pengojnë që policia të merret me detyrën e saj, që është lufta kundër krimit.
Reagimi :
Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.
Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale.
Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit./abcnews.al