Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka quajtuar të krim të shëmtuar ngjarjen e ndodhur në qytetitn e Durrësit, ndërsa nuk ka dha asnjë komoment për grabitjen e bazës së Pashalimanit në Vlorë. Këto deklara për mediat Lleshaj i dha në fund të ceremonisë së 106 -vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.
Grabitja e një sasie parash të një biznesmeni në banesën e tij në Durrës si edhe marrja peng e djalit, u konsiderua si një krim i shëmtuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, por nuk dha hollësira nëse janë zbuluar autorët, apo policia ka rënë në gjurmët e tyre.
“Policia e Shtetit po bën maksimumin e mundshëm. Shpreh indinjatën e thellë. Policia e shtetit po bën maksimunim e mundshëm për të vënë para përgjegjësisë autorët e këtij akti të shëmtuar”.
Gjatë ceremonisë për 106 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Lleshaj, largoi përgjegjësinë e policisë së Vlorës për grabitjen e një depoje armatimesh të ndodhur në bazën ushtarake të Pashalimanit.
“Pashalimani është jashtë juridiksionit të policisë së shtetit. Ngjarja po hetohet nga Policia Ushtarake”.
Ministri i Brendshëm, komentoi edhe Lëvizjet në Policinë e Shtetit.
“Lëvizjet janë pjesë jetike e çdo organizmi të gjallë. Policia e shtetit është e gjallë dhe lëvizjet do bëhen konform saj”.
Në fund Lleshaj foli edhe për operacionin “Forca e Ligjit”, por nuk iu përgjigj interesimit të medias se, përse policia ka fshehur dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në kryeqytet në fillim të janarit?
“Këtë detaj kërkojeni në buletinet e Policisë”.
/ abcnews.al

