“Nga data 1 janar 2019 ku ushtrohet në mënyrë të hapur apo të kamufluar veprimtaria e lojërave të fatit duhet konsideruar si parcelë kanabisi dhe si e tillë duhet të jetë edhe qasja e policisë së shtetit”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat gjatë takimit takimit me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.
Sipas tij drejtuesit e Policisë që do të kapen me shkelje ndaj kësaj veprimtarie do të vihen para përgjegjësisë ligjore, ndërsa kërkoi bashkëpunimin qytetar për të denoncuar rastet.
“Drejtuesit e Policisë së Shtetit do të vihen para përgjegjësië ligjore në çdo rast të shkeljeve në zonat e tyre të përgjegjësisë. Zbatimi me rigorozitet të lartë të ligjit, goditje ndaj kësaj veprimtarie kriminale. Do pësojë goditje korrupsioni. Duhet të shtohen kontrollet dhe bashkëpunimi me institucionet dhe qytetarët të cilët kanë kanale të mjaftueshme për të raportuar e denoncuar. Ky është mesazhi kyç që doja të përcillja për ju e publikun”. /abcnews.al