Llapin e nderon Pefqeli, shpërthen Trepça ‘89

schedule16:59 - 28 Shtator, 2019

schedule 16:59 - 28 Shtator, 2019

Llapi dhe Trepça ’89 kanë bërë detyrën në ndeshjet shtëpiake që kishin në program për sot. Klubi nga Podujeva kaloi me sukses Dukagjinin, që e vuri në vështirësi ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina. Gjithsesi Llapi fitoi 2-1.

Mujkic ishte ai që shënoi golin e parë, ndërsa Demiri barazoi për miqtë. Selmani i Llapit u ndëshkua me karton të kuq dhe situatë u bë e vështirë. Mërgim Pefqeli ishte ai që zgjidhi ndeshjen, duke shënuar dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Në takimin tjetër, Trepça ’89-Flamurtari, u shënuan plot gjashtë gola. Skuadra nga Mitrovica triumfoi 5-1. Manaj, Traore dhe Rusi shënuan shumë shpejt në fraksionin e parë të lojës, për t’i lënë më pas radhën Rusit dhe Malokut. Taloviç realizoi golin e nderit për skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 7

Llapi-Dukagjini 2-1
Shënues:
Mujkic 40’, Pefqeli 80’ /Demiri 67’

Trepça ’89-Flamurtari 5-1
Shënues: Manaj 13’, Traore 20’, Emini 26’, Rusi 61’, Maloku 80’ (pen.) /Talovic 82’

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!