Chelesa kthehet te fitorja në Premier League dhe e bën këtë në mënyrën më emocionuese dhe spektakolare të mundshme.
Për “infarkt” ishte suksesi 2-1 i Bluve të Londrës kundër kampionëve në fuqi të Liverpul, pasi rezultati u vendos vetëm në aksionin e fundit të sfidës.
Pas vetëm 14 minutash lojë, vendasit ndezën “Stamford Bridge” me golin e epërsisë të shënuar nga Moises Caicedo.
Të kota përpjekjet e Liverpul në pjesën e parë, ndërsa as Chelsea nuk arriti të finalizojë si duhet mundësitë e tjera për golin e qetësisë.
Pas pushimit, miqtë arritën të barazojnë shifrat në minutën e 63-të.
Gakpo ndali topin në rrjetë, duke dhënë përshtypjen se sfida do të merrte një tjetër rrjedhë.
Por kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në minutën e pestë shtesë Estevao realizoi golin e dytë dhe të fitores për Blutë e Londrës.
Nuk kishte më kohë për reagimin e Liverpul, që pëson humbjen e tretë radhazi përfshirë edhe atë në mesjavën e Champions. Nëse nuk është krizë, skuadra e Arne Slot është pranë saj, ndërsa kjo ecuri e ka detyruar të dorëzojë kreun e renditjes.
Nga ana tjetër, Chelsea kthehet te suksesi dhe rinis ngjitjen në tabelën e klasifikimit të Premier League./abcnews.al



