Zyrtare, BE hap negociatat me Shqipërinë. Rama kujton “vuajtjet” ndër vite, Varhelyi vlerëson “durimin strategjik” dhe flet për “dasmën”. Borrel: Mirëpresim Shqipërinë

schedule13:27 - 19 Korrik, 2022

schedule 13:27 - 19 Korrik, 2022

19 korrik– Një ditë historike për Shqipërinë pasi mbahet sot konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian. Një delegacion shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Rama ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Brukselit.

Mësohet se delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin.

Rama shoqërohet nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe do ë ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese, e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave me Bashkimin Europian.

14:50 – Shqipërisë iu hapën negociatat, Tabaku: Opozita duhet të përfshihet në këtë proces

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku ka reaguar për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë nga selia e Kuvendit, Tabaku tha se Shqipëria meritonte ta fillonte këtë rrugëtim të ri dhe theksoi se përfshirja e opozitës në këtë proces është e rëndësishme.

“PD ka bashkëpunuar me Bundestagun në mënyrë të veçantë. Shqipërisë i është dhënë një mbështetje e veçantë këto vite. Procesi i integrimit është një mekanizëm ku shqiptarët përfitojnë jo vetëm një emërtim të ri, por është vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Shqipëria e meritonte që të fillonte këtë rrugëtim të ri. Në emër të opozitës ka shumë rëndësi sepse do të rritet mbikëqyrja. Nuk do të ketë më justifikime për mosfunksionimin e demokracisë, largimin e të rinjve. Sot e vlerësoj atë që ka ndodhur si hapi i një procesi të gjatë që do të tregojë gatishmërinë tonë. Kam disa të vërteta që duhet t’i ndaj. Detyra e parë e qeverisë është gatishmëria e strukturave, ne duhet të bëjmë gati strukturat dhe përfshirja e opozitës në këtë proces është me rëndësi. Opozita duhet të luajë rolin e saj sepse është proces kombëtar. Ne kemi për detyrë që të negociohen qëndrimet e Shqipërisë”, tha Tabaku.

14:49 – Berisha: Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas hapjes së negociatave drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e cilëson hapjen e negociatave një arritje të madhe nga shqiptarët. Por nga ana tjetër, Berisha shkruan se ishte Edi Rama ai që ka bllokuar anëtarësimin në 5 vitet e fundit.

Berisha: Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE një arritje e madhe për shqiptarët! Të dashur miq, sot në Bruksel u zhvillua ceremonia zyrtare për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Duke përshëndetur këtë akt dhe falënderuar me mirënjohje të thellë Bashkimin Europian për vendimin fisnik ndaj Shqipërisë, që vjen pas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE në vitin 2006; pas pranimit nga BE-ja të kërkesës së Shqipërisë për vend anëtar në vitin 2009; pas akordimit heqjes së vizave për Shqipërinë në vitin 2010 dhe pas dhënies së statusit të vendit kandidat nga Komisioni Europian në vitin 2012, të cilin e bllokoi Edi Rama me këshilltarët e Fierit, kjo është një arritje madhore e bazuar në arritjet e përmendura më sipër. Më këtë rast, Partia Demokratike, duke mbështetur plotësisht vendimin e Këshillit Europian, thekson se Edi Rama, njeriu që përfaqëson sot Shqipërinë në Bruksel, me lidhjet e tij të tmerrshme me krimin dhe korrupsionin, qëndrimin autokratik ndaj mediave dhe kontrollin e gjyqësorit është shkaku kryesor:

1- i refuzimit të hapjes së negociatave 5 herë në këto vite.
2- i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.
PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990. Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!
14:46 – Çfarë ndodh pas “dasmës evropiane”, sa zgjat anëtarësimi në BE dhe cilat janë pengesat

Pasi Shkupi zgjidhi një mosmarrëveshje të gjatë me fqinjin e tij, Bullgarinë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që përfundimisht mund të çojnë në anëtarësimin në BE.

EURACTIV shpjegon hapat e ardhshëm që të dyja vendet duhet të ndërmarrin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, tha kryeministri çek Petr Fiala, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u pritën të martën në Bruksel dhe morën pjesë në konferencën ndërqeveritare që hap derën për fillimin e bisedimeve të pranimit që ka gjasa të zgjasin me vite.

Historia e shumë vetove

Maqedonisë së Veriut iu dha statusi i kandidatit në vitin 2005, por për shumë vite nuk ishte në gjendje të fillonte negociatat e anëtarësimit për shkak të kundërshtimit të Greqisë, derisa ajo ndryshoi emrin e saj, hoqi Diellin e Vergina nga flamuri dhe hoqi dorë nga “helenizimi” i historisë së saj pas Marrëveshjes së Prespës e vitit 2018.

Më pas, Franca bllokoi hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shkupin dhe Tiranën derisa të miratohej një metodologji e re për zgjerimin e ardhshëm në nivel BE.

Pengesa tjetër ishte vetoja bullgare nga viti 2020, pasi Sofja kishte bllokuar çdo përparim për shkak të një mosmarrëveshjeje midis vendeve mbi çështjet historike dhe nevojës për të kapërcyer armiqësinë që daton që nga periudha e Titos.

Kjo u tejkalua pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nënshkruan propozimin francez që do ta bënte maqedonishten gjuhë zyrtare në BE, do të ndryshonte Kushtetutën e vendit për të përfshirë bullgarët, të garantonin mbrojtjen e të drejtave të pakicave, të ndryshonin tekstet shkollore me referenca negative për Bullgarinë.

Bullgaria megjithatë vazhdon ta konsiderojë gjuhën maqedonase si një dialekt të bullgarishtes dhe të hënën në një takim të ambasadorëve të BE-së dorëzoi një memorandum që kujton qëndrimin e saj.

Mosmarrëveshja midis Sofjes dhe Shkupit solli ngërç edhe në rrugën e Shqipërisë për t’u bërë anëtare, pasi BE i kishte grupuar të dy vendet së bashku në ofertën e tyre të pranimit. Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në vitin 2014, nëntë vjet pas Shkupit.

Shqipëria pritet të nisë menjëherë negociatat e anëtarësimit, ndërsa Maqedonia e Veriut do të duhet së pari të ndryshojë kushtetutën duke përfshirë bullgarët në mesin e kombeve të tjera shtetformuese të listuara në të.

Siç tha ministrja e jashtme bullgare në largim, Teodora Genchovska, kjo mund të zgjasë “tre muaj, ose ndoshta dy vjet”.

Si bëhen anëtarë kandidatët?

Para fillimit të negociatave të anëtarësimit, vendi kandidat dhe Komisioni Evropian vendosin të ashtuquajturën “ strategji e para-anëtarësimit ”, e cila çon në hartimin e një kuadri negociues nga të dyja palët.

Negociatat nuk mund të fillojnë derisa mandati të miratohet unanimisht nga vendet anëtare të BE-së.

Në këtë proces, Komisioni Evropian duhet të jetë i kënaqur që vendi kandidat të plotësojë tre kushte, të ashtuquajturat kritere të Kopenhagës.

Për të filluar negociatat, vendi kandidat megjithatë duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, ndërsa të tjerat mund të përmbushen gjatë fazës së negociatave.

Më pas zhvillohen negociatat ndërmjet ministrave dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet Konferenca Ndërqeveritare (IGC).

Faza e parë përfshin një proces rigoroz shqyrtimi të legjislacionit të vendit kandidat për të parë se sa mirë është ai në përputhje me ligjin e BE-së ose me “acquis communautaire.”

Acquis është i ndarë në 33 kapituj negociues, të grupuar në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me bekimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Negociatat fillojnë me hapjen e kapitujve “themelorë”, çështje si gjyqësori dhe të drejtat themelore, dhe ky kapitull është gjithashtu i fundit që është nënshkruar.

Negociatat e disa kapitujve mund të zhvillohen njëkohësisht.

Pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, Komisioni rekomandon vendet kandidate për anëtarësim dhe vendi nënshkruan Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”.

Traktati duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian, i cili duhet të miratojë tekstin me shumicë absolute.

Sa kohë zgjat anëtarësimi?

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformës dhe përafrimi me ligjet e BE-së në çdo vend dhe kohëzgjatja e tyre mund të ndryshojë.

Komisioni Evropian përshkruan progresin e vendeve kandidate në raportet vjetore.

Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ekzekutivi i BE-së tha në vlerësimin e vitit të kaluar të dy vendet ishin ‘mesatarisht të përgatitura’ në shumicën e gjashtë grupeve dhe kanë parë njëfarë progresi.

Realisht, mbyllja e kapitujve mund të zgjasë disa vite, siç ka ndodhur me Serbinë apo Malin e Zi.

Çdo vend i BE-së mund të kundërshtojë mbylljen ose hapjen e kapitujve dhe Bullgaria i ka rezervuar vetes të drejtën për ta bërë këtë nëse protokolli dypalësh nuk zbatohet nga Maqedonia e Veriut.

Më të shpejtë për të negociuar pranimin ishin Austria, Finlanda dhe Suedia, në pak më pak se dy vjet, ndërsa Kroacisë iu deshën tetë vjet nga fillimi i negociatave për t’u bërë anëtare e plotë e bllokut.

Cilat mund të jenë pengesat?

Çështjet dypalëshe ose trazirat e brendshme: Pavarësisht se fitoi mbështetjen e shumicës së ligjvënësve, propozimi francez kishte shkaktuar protesta të gjera në Maqedoninë e Veriut, me kundërshtarët që argumentonin se ndryshimi i kushtetutës mund të jetë një hap shumë larg.

Kritikët e propozimit francez në Shkup thonë se ai hap derën për mohimin e identitetit kombëtar të maqedonasve. Partia e fuqishme opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut kundërshton fuqishëm kompromisin francez.

Shkalla e përthithjes:  Kriteret e Kopenhagës përfshijnë gjithashtu një konsideratë të katërt, domethënë që BE-ja duhet të ketë kapacitetin për të absorbuar një shtet të ri anëtar.

Gjatë viteve të fundit, ka pasur një shkallë të caktuar hezitimi për zgjerim brenda BE-së. Por rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor për BE-në është rritur që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, me frikën për ndikimin e Moskës në rajon.

Çekia, e cila tani mban Presidencën e rradhës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, do të duhet të balancojë midis vendeve që shtyjnë për pranimin e shpejtë të Ukrainës në BE dhe vendeve që kanë pritur për shumë vite, si ato në Ballkanin Perëndimor, nga ana tjetër.

Në tetor 2022, Presidenca Çeke do të organizojë një samit jozyrtar në Pragë. Në aktivitet do të marrin pjesë shtetet anëtare dhe vende të tjera evropiane, “nga Islanda në Ukrainë”.

Megjithatë, disa shtete anëtare mbrojnë në mënyrë efektive reformën e BE-së përpara çdo zgjerimi të mëtejshëm të bllokut.

Franca së fundmi ka paraqitur plumbin e saj të argjendtë për të stabilizuar fqinjësinë e BE-së dhe nuk është domosdoshmërisht zgjerimi në radhë të parë

14:22 – FOTO LAJM/ Punë e mbaruar! Rama ulet në shkallët e KE-së pas hapjes së negociatave, detaji me çorapet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto i ulur në shkallët e njërës prej sallave të Komisionit Europian pas hapjes së negociatave dhe konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë çeke dhe komisionerin Varhelyi.

“Photo of the day”, shkruan Rama mbi foton ku duket i ulur, duke parë celularin, ndërsa nuk mund të mos vërehen edhe çorapet e kuqe, pjesë të stilit të veshjes së kryeministrit.

13:38- Pas çeljes së negociatave, Rama: Raporti i Dick Marty i manipuluar, KE të gjejë kurajën t’i kërkojë falje Kosovës

Kryeministri Rama pas hapjes së negociatave i ka kërkuar Këshillit të Evropës që t’i kërkojë falje Kosovës lidhur me raportin e Dick Martyt, pasi sipas tij është i manipuluar.

Ai u shpreh se nga hetimet nuk ka asnjë provë për trafik të organeve nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama: Ka një dallim mes meje dhe zotërisë. Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia. Nuk do ta thoja sepse sot nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori e trafikimit të organeve që u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Dhe nga zëdhënësa rusë prandaj çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat nuk ka asnjë, fakte zero apo qoftë edhe dyshime mbi trafikimin e organeve.

Dhe si e vutë re kjo Gjykatë e Hagës është krijuar vetëm në bazë të këtij raporti plot me gjepura që ka sjellë pikërisht në jetë këtë lloj gjykate speciale. Edhe hetime pse hetimesh janë bërë në Kosovë dhe Shqipëri të pavarura nga çdo lloj ndikimi.

Zero përqind të trafikimit të organeve njerëzore. Kërkojmë t’i themi botës që kjo ishte maskaradë. Përmes një sasie balte të hedhur ndaj të gjithë vendit dhe një shteti të pavarur si është Kosova dhe LANÇ. Nuk ka asnjë provë të kushedi sa hetimeve që ka pasur trafik të organeve njerëzore nga udhëheqja e kësaj ushtrie që në fakt ka qenë viktimë e një sulmi. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në mënyrë tjetër. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të KiE dhe KiE duhet të gjejë kurajon të dalë përballë dhe të thotë na falni.

Është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe e koalicioneve demokratike dhe falë një ushtrie çlirimtare përkundër një makinerie të spastrimit etnik dhe krejt papritur të hidhen në thellësitë e mediave dhe plehrave gazetareske. Kjo ka të bëjë me raportin e atyre që kanë mbështetur KiE. Shqipëria është shumë e vogël të ndryshojë fatin e një vendimmarrje në nivel të lartë.

13:27- A ka një datë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Përgjigjet komisioneri Varhelyi

Komisioneri për zgjerim i BE, Oliver Varhelyi ka thënë se do të lëvizet sa më shpejt në procesin e negociatave.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kur mund të ketë një datë për anëtarësim, komisioneri la të kuptohej se kjo varet edhe nga progresi i Shqipërisë.

“Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëvizim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Varhelyi.

13:26- Sulmi kibernetik, a na sulmoi Rusia? Përgjigjet Rama

Kryeministri Rama është pyetur në Bruksel nëse ishte Rusia ajo që na sulmoi pas sulmit kibernetik që vijon prej të dielës. Rama tha se nuk ka asnjë provë për këtë dhe nuk mund të japë një përgjigje.

Rama: Unë nuk mund të them nëse ishte apo jo Rusia pjesë e kësaj loje. Por është një histori shumë e shpifur e  trafikut të organeve u nxit nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër dhe nga zëdhënsa rusë. Prandaj çfarë thash dhe çfarë mund të them sërish është se duke parë akuzat, nuk ka asnjë provë për trafik organesh dhe siç e dini kjo gjykatë speciale është ngritur bazuar mbi këtë raport. Është një raport plot me gjepura që ka sjellë në jetë këtë Gjykatë Speciale. Janë bërë shumë hetime të pavarura për këtë në Shqipëri dhe Kosovë dhe nuk kanë sjellë asnjë provë për këtë akuzë.

Kryeministri theksoi se ajo që kërkojmë tani është që t’i themi botës që kjo ishte një maskaradë, nëpërmjet një sasie të pallogaritshme balte hedhur ndaj një shtetit të pavarur siç është Kosova dhe të githë luftës çlirimtare.

Rama: Nuk është akuzë, janë fakte dhe nuk ka asnjë provë të kushedi se sa hetimeve që ka pasur trafikim të organeve njerëzore të organizuar nga udhëheqja e UÇK që ka qenë viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës dhe KE duhet të gjejë kurajon dhe të dalë përballë e të thotë “më falni.”

Në përfundim Rama shtoi se Shqipëria asnjëherë nuk ka për tu dorëzuar përkundrejt idesë se ne jemi të vegjël dhe duhet të trajtohemi si të tillë.

13:20- Pse nuk kishte përfaqësues të opozitës në Bruksel? Rama: Nuk e dimë kush është kush

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka pasur përfaqësues të opozitës në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, pasi ende nuk dihet kush është kush në radhët opozitare, dhe ky problem nuk mund të çohej në selinë e BE.

“Për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë, mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo dhe më shumë se një, nga ana e opozitës, por kemi një problem që nuk është një problem i Brukselit, nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”

13:13- “Historike”, Rama nga Brukseli: Shqiptarët kapërcyen kufijtë e partive dhe mbështetën Reformën në Drejtësi

Kryeministri Rama nga Brukseli ku po mbahet konferenca e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE, u shpreh se për herë të parë në histori shqiptarët kanë rënë dakord për një gjë përtej kufijve politikë. Ai u shpreh se Reforma në Drejtësi është përshëndetur dhe mbështetur nga të gjithë shqiptarët.

Rama: Unë i bëra falenderimet në mëngjes dhe këtu kishte mbetur vetëm falenderimi për ju. Kjo konferencë shtypi është e një natyre tjetër. Sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht dhe që puna me negociatat konkretisht fillon pasdite. Kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të cilët janë përjashtuar nga vetingu, është një kërkesë e kahershme e BE-së. është një kërkesë e natyrshme që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën të gjithë popullit shqiptar që e mbështeti fuqimisht reformën në drejtësi. Një nga moment e rralla në histori kur shqiptarët i kapërcyen kufijtë e partive dhe mbështetën Reformën në Drejtësi dhe vettingun. Kërkuan që përmes vettingut të shkonin para drejtësië të gjithë ata që të drejtën e kishin nxjerrë në pazar ku shitej dhe blihej. Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi. Arsyeja që i kemi kërkuar me ka ngulm ka të bëjë me objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë por edhe me faktin që janë një transformim dije i pazëvendësueshëm.

Edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se puna drejt anëtarësimit do të fillojë me fushën e shtetit ligjor.

Varhelyi: Do të fillojmë të punojmë me fushën e shteti ligjor. Mund t’ju konfirmoj se ne nuk kemi për tu prapsur në kërkesat tona që do të thotë se duhet të ketë prova që ka raste që duhen zgjidhur dhe këto duhen zgjidhur.

13:10- “Sot fillon një fazë e re”, Varhelyi mesazh qytetarëve shqiptarë: Ju duam në familjen europiane

Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se rruga e Shqipërisë drejt BE sapo ka nisur.

Ai shtoi se anëtarësimi në BE do të sjellë shumë përfitime për qytetarët shqiptarë dhe dha mesazhin se ata po priten në familjen europiane.

“Sot shënohet fillimi i një faze të re dhe shumë të rëndësishme mes marrëdhënies tonë. Jemi të kënaqur që i kemi hapur negociatat me Shqipërinë. Falenderoj presidencën çeke dhe atë franceze për përpjekjet e tyre. Përgëzoj gjithë shtet anëtarë të BE.

Ky vendim historik i të sotmes dërgon një sinjal të fortë drejt Ballkanit Perëndimor. Konfirmon rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE që është më i rëndësishëm se kurrë. Sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri.

Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është shumë i thjeshtë: ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane.

Ne kemi aplikuar metodën e rishikuar të zgjermit. Nga sot e tutje do injektojmë në negociatat me Shqipërinë më shumë dinamizëm dhe shtysë politike shumë të qartë.

Në këtë drejtim qeveria mund t’i besojë komisionit dhe ne do bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë e përgatitur për t]’u bashkuar me BE.

Do bëjmë ç’të jetë e mundur për të përshpejtuar hapjen e negociatave.

Jam besimplot se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe të punojë fort për të këtë siç ka bërë sot dhe pas vendimit të viti 2020 për të krijuar mundësinë e hapjes së negociatave. Na duhet konsensus mbarëkombëtar për ta bërë këtë të ndodhë.

Negociatat kanë një natyrë shndërruese, transformuese dhe do ndikojnë përditshmërinë e qytetarit shqiptar. Do ketë ndikim madhor te shoqëria, ekonomia dhe do të sjellë të mira të mëdha për qytetarët shqiptarë.

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE sapo ka nisur”, tha komisioneri.

13:07- “5 apo 30 vite?” Meta reagon pas hapjes së negociatave: Lajm i mirë, por humbëm shumë kohë

Presidenti Ilir Meta reagoi pas hapjes së negociatat BE-Shqipëri duke e cilësuar këtë një ditë të rendësishëm për vendin ndërkohë që shtoi se kemi humbur shumë kohë deri më tani me luhatje, të meta dhe çorientime deri më tani.

“Transformimi rrenjësor i një vendi kërkon vullnet dhe punë”, tha Meta duke shtuar se është në dorën tone nëse anëtarësimi i plotë do të na kërkojë 5 apo 30 vite.

Deklarata e plotë:

E përshëndes përzemërsisht vendimin strategjik të Bashkimit Europian për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

E sotmja, edhe pse një ditë shumë e vonuar, përsëri është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë, duke hedhur një hap përpara në rrugën tonë europiane. Ky është një gur kilometrik i vendosur bashkërisht nga shqiptarët dhe miqtë tanë europianë.

E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë, që vazhdon të gëzojë përkrahjen dhe mbështetjen europiane. Ky është një sinjal i qartë, që perspektiva europiane e rajonit është e gjallë dhe alternativa e vetme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me këmbë në tokë me realitetin, ashtu siç është.
E vërteta është se kemi humbur shumë kohë.

Dokumenti i miratuar nga Bashkimi Europian është pasqyra e plotë që na zbulon të gjitha të metat, luhatjet, çorientimet dhe punët e pabëra apo të bëra keq.

Korniza negociuese i përmban edhe kushtet e Bundestagut, edhe shqetësimet e Holandës, dhe vërejtjet e Francës, edhe të gjitha ato shqetësime të shprehura në rezolutën e fundit të Parlamentit Europian.

Transformimi tërësor i një vendi kërkon vullnet, kërkon kërkon mund, kërkon punë të vazhdueshme.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë rrugën tonë europiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces që ia vlen çdo përpjekje dhe sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqe, siguri dhe begati që për fat të keq ende bashkëqytetarët tanë po e kërkojnë në Gjermani, Francë, Itali, Britani dhe vende të tjera.

U bëj gjithashtu thirrje të gjitha institucioneve pa përjashtim, që të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave urgjente që kërkon ky proces. Është në dorën tone dhe vetëm në dorën tonë që deri në anëtarësimin e plotë të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera.

Urime të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe mirënjohje të gjithë miqve që sot i kemi më të shumtë dhe më të afërt se dje.

13:03- Ministri i Jashtëm çek: Shqipëria të përmbushë reformat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, BE ju mbështet

Ministri i Jashtëm çek, në fjalën e tij në konferencën për shtyp, pas u shpreh se mirëpret harmonizimin e plotë të Shqipërisë me politikat e BE-së. Ai nxiti Shqipërinë që të vijojë të përmbushë reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministri i Jashtëm çekJam i kënaqur që Shqipëria dhe RMV ja dolën të nisin zyrtarisht negociatat.  Ne kemi arritur një gur kilometrik në evoluimin e marrëdhënieve tona. E ardhmja e BP është në BE, Shqipëria ka qëndruar pranë fqinjëve në kohë të vështira dhe jam i lumtur që kjo pritje ka mbaruar për të dyja shtetet. Jam i lumtur që ky moment historik po zhvillohet gjatë presidencës çeke. Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që të betohen si anëtarë të ardhshëm të BE. Nxisim Shqipërinë të harmonizohet me politikën e jashtme të BE. Presim zotime për të përmbushur reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. BE do të mbështesë Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë. Shqipëria së pari duhet të zbatojë reformat në fushat e sundimit të ligjit, në gjyqësor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jam i lumtur që kjo po ndodh.

12:28 – “Momenti nisi!” Hapen zyrtarisht negociatat Shqipëri-BE

Ministri i Jashtëm i Çekisë ka njoftuar zyrtarisht para delegacionit shqiptar se “erdhi momenti që të hapen negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë”.

“Momenti nisi”, tha ai duke njoftuar kështu hapjen e negociatave.

Ministri i Jashtëm i Çekisë parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE. Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota“- tha ia,

Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Këto do të jenë baza  e negociatave duke i krijuar kohë të mjaftueshme Shqipërisë dhe KE-së që të shihet më pas se si kanë shkuar gjërat”, tha ai.

Pas tij e mori fjalën shefi i diplomacisë europian, Borrel i cili tha se kjo është arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë.

“Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë është që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja. Kemi nevojë për ju, bashkë jemi më të fortë”, tha ai.

Nga ana tjetër i deleguari i KE-së për Shqipërinë, Oliver Varhelyi theksoi se Shqipëria priti me durim.

“Nëse ka diçka të mençur që und të themi për Shqipërinë është që durimi strategjik është shpërblyer. Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin e qartë për tu anëtarësuar në BE. Përgjatë gjithë këtyre viteve kemi punuar fort dhe kemi qëndruar në krah tuaj. Kjo konferencë shënon një kapitull të ri ne marrëdhënien me BE. Shqipëria vijon të përmbushë të gjitha kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë për tu lavdëruar. Në këtë fazë të re që është shumë kërkuese Shqipëria do intensifikojë përpjekjet e saj për të përmbushur kushtet. Kuadri negocioues që po prezantohet sot ofron një bazë të shëndosh për negociatat e anëtarësimit. Besoj te ju për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse gjatë këtij procesi. Do të ishte thelbësore të komunikojmë gjatë gjithë këtij procesi me publikun. Komisioni do t’ju mbështesë në përballjen e të gjitha sfidave që përfshin procesi i anëtarësimit, përfshirë këtu anën financiare”, thai ai. 

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Rama tha është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte. Rama theksoi se Shqipëria kishte luftuar gjatë edhe kundër kësaj ideje.

Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për shumë kohë luftuam kundër besimit se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ju e dini që ne Shqiëpri ne nuk jemi dakord për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona: Nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Është misioni ynë dhe fati ynë.

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europpa është e para herë që ne të bënim një zgjedhje. E bëjmë këtë sepse besojmë në këtë haëpsirë paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe spese sponsorizon një tjetër mënyrë të menduari në rajonin tonë”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria ka bërë mjaft reforma të dhimbshme por të duhura. Kryeministri përmendi Reformën në Drejtësi duke theksuar se tashmë kemi institucione të reja, të ngritura nga rrënojat e të vjetrave. Kryeministri theksoi se kjo maxhorancë nuk ka mbrojtur askënd ndaj drejtësisë.

Rama shtoi se një Ballkan që synon integrimin në BE do të jetë më i sigurt dhe më paqedashës duke shpëtuar nga fantazmat e së shkuarës.

Më besoni, në një zonë si Ballkani, më shumë shqetësim për idealet e integrimit eur9opian do të thotë më pak fgantazma nga hiostoria në jetën tonë politike”, tha Rama duke shtuar se “Europa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqe, sigurie dhe prosperiteti”.

12:15- Integrimi europian, Alibeaj: Sot ditë e mirë për Shqipërinë, por një barrë e madhe prove për qeverinë

Kryetari i Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për hapjen e negociatave për Shqipërinë, teksa në Bruksel mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Alibeaj thotë se politika në përgjithësi ndhe qeveria e Ramës në veçanti është e paaftë për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane.

ai shton se sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, por edhe një barrë  e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira.

Reagimi i plotë:

Tam-tamet për të katërtën herë të qeverisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në janë shenjë e qartë se këto 9 vite, hapat pas janë më të shumtë në numër se ato drejt integrimit. Shqiptarët janë një komb i orientuar qartas drejt vlerave europiane, dëshira dhe vullneti i tyre për të qenë pjesë e saj, kanë qenë dominuese këto 30 vitet e fundit. E megjithatë politika në përgjithësi dhe qeveria Rama në 9 vite është treguar e paaftë, nënçmuese dhe hera herës refraktare për ta integruar Shqipërinë dhe shqiptarët në familjen europiane. Notat “sovraniste”, përdorimi i euroskepticizmit apo justifikime të tjera kanë qenë boja që ka lyer rrënojat e një shteti të keqndërtuar dhe që nuk arrin dot të plotësojë standartet e kërkuara.

Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, një hap përpara për shqiptarët drejt realizimit të ëndrrës së tyre. Por është në të njëjtën kohë dhe një barrë e madhe prove për qeverinë që tashmë duhet të japë provime të vështira. Nga ato që nuk i kalon dot me propagandën banale të së përditshmes kryeministrore. Sikundër është dhe një provë për të gjjthë klasën politike dhe shoqërinë shqiptare për të përqafuar standarte dhe për të përballuar sfida të standarteve europiane. Nga ato që nuk janë peng i shkollës së vjetër bolshevike të pengjeve të politikës shqiptare të tranzicionit!

12:13- Rama: Na bënë padrejtësi, kemi jetuar ndër shekuj nën perandori dhe regjime që nuk i zgjodhëm, BE është zgjedhja jonë e parë

Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri duke theksuar se është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte. Rama tha se Shqipëria kishte luftuar gjatë edhe kundër kësaj ideje.

Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për shumë kohë luftuam kundër besimit se kjo nuk do të ndodhte kurrë. Ju e dini që ne Shqiëpri ne nuk jemi dakord për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona: Nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Është misioni ynë dhe fati ynë.

Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europpa është e para herë që ne të bënim një zgjedhje. E bëjmë këtë sepse besojmë në këtë haëpsirë paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe spese sponsorizon një tjetër mënyrë të menduari në rajonin tonë”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria ka bërë mjaft reforma të dhimbshme por të duhura. Kryeministri përmendi Reformën në Drejtësi duke theksuar se tashmë kemi institucione të reja, të ngritura nga rrënojat e të vjetrave. Kryeministri theksoi se kjo maxhorancë nuk ka mbrojtur askënd ndaj drejtësisë.

Rama shtoi se një Ballkan që synon integrimin në BE do të jetë më i sigurt dhe më paqedashës duke shpëtuar nga fantazmat e së shkuarës.

Më besoni, në një zonë si Ballkiani, më shumë shqetësim për idealet e integrimit eur9opian do të thotë më pak fgantazma nga hiostoria në jetën tonë politike”, tha Rama duke shtuar se “Europa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqe, sigurie dhe prosperiteti”.

12:06- Hapja e negociatave, Flutura Açka: Me bandën në pushtet rruga është e gjatë, do bëj pjesën time modeste

Deputetja Flutura Açka ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë.

Açka thotë se me qeverinë në pushtet, rruga e anëtarësimit është e gjatë, ndërsa premton se do të bëjë pjesën e saj që rruga të përshkohet me dinjitet.

Reagimi i plotë:

Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associjimit. Sa kohë akoma deri në anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa. Tē shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja! Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh!

12:02- Anëtarësimi drejt BE-së, Borrell: Arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë, kemi nevojë për ju

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell  ka shprehur mbështetjen  e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.

Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.

Borrell: Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë ëshët që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja.

11:57- Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Ne nuk kemi humbur kohë duke pritur, Shqipëria ka ecur tutje

Kryeministri Rama ka dhënë një deklaratë për mediet përpara nisjes së bisedimeve zyrtare në tryezën e Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave. Rama tha se Shqipëria nuk ka humbur kohë duke pritur, por ka ecur para.

Rama: Vazhdon kjo ditë e kaq shumë pritur, tani me mbledhjen për dorëzimin e kornizës negociatore dhe për fillimin e drejtpërdrejtë të punës me negociatat formale.  Ajo që ka rëndësi të thuhet është se ne siç e kemi thënë më parë nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje. Kjo është arsyeja që Shqipëria sot hyn në 4 vendet e Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim, por në aspketin më të rëndësishëm të këtij procesi që është rendi ligjor dhe drejtësia jemi në pararojë të të gjithëve.

11:40 – Historike, nis konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri: Kushtet që duhet të përmbushen për integrimin e plotë

Ka nisur konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri në kuadër ta hapjes së negociatave të integrimit në Bashkimin Europian. Kjo është një ditë historike, pasi vendi ka synuar për gati tre dekada për të arritur pikërisht në këtë fazë.

Përfaqësuesi i KE-së parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktetet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Këto do të jenë baza  e negociatave duke i krijuar kohë të mjaftueshme Shqipërisë dhe KE-së që të shihet më pas se si kanë shkuar gjërat”, tha ai.

Çfarë ndodh më pas?

KE dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e detyrimeve dhe më pas do të kalohet në procesin që quhet “screening”, ku KE do të verifikojë nëse janë përmbushur apo jo kushtet dhe nëse janë realizuar reformat. Më pas, KE do të miratojë raportin që kërkon integrimin e vendit në BE. Kjo është një rrugë shumë e gjatë dhe do të varet nga shpejtësia e plotësimit të kushteve.

10:41- “Moment historik”, ish-ambasadori Soreca për çeljen e negociatave: I lumtur për Shqipërinë dhe miqtë e mi!

Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe BE-në.”

Kështu shprehet ish-ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter. Ai nuk fsheh entuziazmin dhe gëzimin për “miqtë e tij” shqiptarë të cilët e shohin Evropën si një destinacion natyror.

“Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një shtet anëtar i BE-së. Shumë i lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!”, shkruan Soreca.

10:29- “Prioritet mbetet Ballkani Perëndimor”, Varhelyi: Sot po bëjmë një hap të madh për integrimin e Shqipërisë dhe RMV

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi ka përshëndetur Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Varhelyi thekson se prioritet është Ballkani Perëndimor dhe ky është një hap i madh drejt këtij angazhimi.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së . Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi,” shkruan Oliver Varhelyi, Komisioner i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.

10:20- Konferenca e parë ndërqeveritare, Tabaku: Nuk ka kohë për festë!

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar ndërkohë që në Bruksel mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tabaku thotë se nuk ka kohë për festë, teksa e quan atë që po ndodh  një prej momenteve më kulmore të historisë së Shqipërisë.

Më tej, deputetja demokrate thotë se tashmë gjithnjë e më pak, alibia dhe fajtorët do të gjenden tek BE, nëse procesi nuk shkon siç duhet.

Reagimi i plotë:

Nuk ka kohë për festë!

Konferenca e parë ndërqeveritare, që do të thotë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë.

Një proces që vjen 16 vite pas nënshkrimit të MSA nga qeveria shqiptare dhe po mos të ishin kapriciot e një opozite që fatin e integrimit e lidhi me atë të qarkut të Fierit do të kishte një tjetër drejtim dhe me gjasë një tjetër shpejtësi. Por, siç thotë fjala e vjetër edhe e urtë shqiptare “më mirë vonë se sa kurrë!”

Përtej të gjithave, kjo ditë shënjon vullnetin e mirë dhe dëshirën edhe të vetë BE që ndryshe nga paragjykimet me vetëdije të qeverisë ia arriti çeljes së negociatave. Tanimë pakkush do të gjejë alibinë e preferuar tek BE-ja gjithnjë e më pak do rrëmohet në anale debatesh politike për të gjetur fajtorët andej!

Megjithëse BE ka provuar sa ka qenë pranë nesh sa herë që ne kemi kërkuar ndihmë madje edhe duke e ditur se si qeveria jonë i manaxhon ndihmat, si fjala vjen për tërmetin apo pandeminë. Pa folur për projektet infrastrukturore që jo rrallë janë nënvlerësuar nga një qeveri që shpërdoron shumë dhe jep llogari pak.

Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq, qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit.

Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si një forcë politike që në 8 vite qeverisje ka mundur të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në këtë proces.

Mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode. Dirigjenti i së cilës mendon se mund të eklipsojë opozitën duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Gjynah!

Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikeqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave. Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së.

Ky interes kombëtar duhet të jetë edhe prioriteti i qeverisë dhe mbi të gjitha politikës sonë pa dallime partiake. Tentativat për të instrumentalizuar këtë proces apo gjoja arritje kanë prodhuar skena të padëgjuara ku janë nderuar me medalje për arritje të paqena diplomatë ndërkohë që procesi kishte ndaluar.

Koha të reflektojmë dhe të prodhojmë një politikë që i shërben procesit të integrimit. Pa përsëritur butaforitë e mëhershme që kanë dashur të privatizojnë me propagandë arritjet e paqena. E duke i dhënë mundësi reale Shqipërisë të vijojë procesin e integrimit së pari e mbi të gjitha në favor të shqiptarëve.

Nuk njoh forcë tjetër transformuese si ky proces, e nuk njoh mënyrë tjetër për ta ndryshuar Shqipërinë edhe për ta afruar me partnerët tanë strategjikë!

Festa ka përfunduar. Tani duhet të nisim punën reale!

09:23 – Kovaçevski: Jemi gati për BE, përgëzoj qytetarët e Shqipërisë për hapjen e negociatave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shprehur i lumtur për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, teksa tha se fillimi i ri për rajonin do të jetë begati dhe progres. Ai përgëzoi gjithashtu qytetarët e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama për këtë hap drejt BE.

“Sot ne jemi këtu të marrim hapin e parë drejrt anëtërësimit të plotë. Vë në dispozicion veten time për të përgëzuar qytetarët e Shqipërisë dhe kolegun Edi Rama. Besoj se ky fillim i ri për rajonin do të jetë begati dhe progres. Do të vijojmë si kemi bërë deri tani në interesin e qytetarëve tanë.

Do punojmë për veten tonë dhe për shpejtimin e procesit të integrimit. Është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh po i fillojmë negociatat. Në mënyrë të sigurt, po i bashkohemi familjes së madhe europiane.

Propozimi francez është në përputhje me vijat e kuqe në disa momente dhe ndihmoi në hapjen e negociatave.

Dyert janë të hapura për gjuhën maqedonase për t’u bërë një nga gjuhët zyrtare të BE. Gjuha maqedonase jo vetëm do të jetë  e mbrojtur, por do të promovohet.

Maqedonia e Veriut, nga aspektet natyrore dhe civilizimet i përket BE. Ne do punojmë dhe funksionojmë në këtë mënyrë. Unë pres të marr një shembull pozitiv për integrimin në BE. Jemi gati për BE. Jemi të lumtur për këtë mikpritje të BE.

Nëse parashikojmë një datë fillimi kjo do të jetë historike. Ju uroj të gjithëve suksese”, tha Kovaçevski.

09:19 – Kryeministri çek: Do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar kaq herë

Kryeministri i Çekisë i pranishëm në konferencën e përbashkët të kryeministrit Rama, kryeministrit Kovaçevski dhe Presidentes Ursula von der Leyen, shprehu mbështetjen e Çekisë për Shqipërinë.

Fiala theksoi se është i lumtur që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut po mbahet nën presidencën çeke.

Peter Fiala: Në emër të presidencës çeke, ju uroj për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar kaq herë. Duke pasur parasysh agresionin rus e vlerësojmë qëndrimin tuja për të pasur të njëjtën linjë me BE. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e BE do do të vazhdojë ta bëjë. Kemi nderin që një proces i tillë ndodh gjatë presidencës tonë. Republika Çeke dhe e gjithë Evropa qendrore e dinë shumë mirë rëndësinë e integrimit evropian për zhvillimin ekonomik. Ju uroj anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen evropiane.

09:11 – Hapi i fundit drejt BE-së, Rama: Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Kryeministri Rama ka marrë fjalën në konferencën e përbashkët në Bruksel. Ai falenderoi të gjitha vendet që mbështetën Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE dhe veçanërisht ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila feston sot ditëlindjen. Kryeministri falenderoi gjithashtu popullin shqiptar për durimin e treguar drejt rrugës së gjatë të integrimit.

Rama: Do t’ia nis me falenderime dhe dua të falenderoj presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte se si të luftonte për ne dhe të gjitha shtetet anëtare. Dua të falenderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive pro pa të nuk do të ishim këtu sot. Angela Merkel, ajo ka ditëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Nuk  do të ishim këtu pa përpjekjet e presidencës franceze dhe Macronit. Faleminderit mbarë popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane.

Kryeministri Rama u shpreh se falë popullit qëndroi në këmbë.

Rama: Pas 3 vitesh kaq të ndërlikuara, ku refuzimet nga BE, lufta, pandemia krijuan një situatë të vështirë, por na forcuan. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit. Është mirë kështu si është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe të ndërtojmë një Shqipëri evropiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur Perëndimor.

09:10 – Von der Leyen i drejtohet personalisht Ramës dhe Kovaçevskit: Keni treguar kaq shumë lidership

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka thënë se ekipet negociuese do të fillojnë punën menjëherë pas konferencës së parë ndërqeveritare.

Ajo vlerësoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski për lidershipin e tyre.

“Së pari mbi negociatat. Pas konferencës Komisioni dhe ekipet negociouese do fillojnë punën sot. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mësojnë detyrimet, mbi marrëveshjet dhe traktatet europiane.

Ne do vazhdojmë të jemi më afër në fusha kyçe. P.sh Shqipëria do bashkohet në mekanizmin e mbrojtjes civile europiane. BE është aty për ta mbështetur sa herë të ketë nevojë.

Maqedonia e Veriut do shqyrtojë me ne marrëveshjen Frontex. Dimitar, keni mbështetjen time. Ligjet do përkthehen në gjuhën maqedonase.

Përfitimet do të vijojnë teksa vijoni drejt BE. Do ketë rritje të investimeve, në energji transport.

Do maksimizoni impaktin e fondeve të BE. Për këtë keni pritur dhe punuar kaq shumë .

I dashur Edi, i dashur kryeministër Kovaçeveski. Keni treguar kaq shumë lidership, vizion. Durim strategjik me sasi të mëdha. Në sulmin brutal rus ju keni treguar bashkimin tuaj me vlerat europiane.

Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë kur do të presim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si të barabartë në BE”, tha presidentja.

09:03 – Hapja e negociatave, Von der Leyen: Moment historik, ky është suksesi juaj

Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo u shpreh se Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut kanë treguar përkushtim për vlerat e BE-së, këmbëngulje dhe kanë pasur besim te procesi drejt BE-së.

Von der Leyen: Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe  Maqedonia  e Veriut kanë hapur negociatat  për aderimin në Be dhe jam shumë  e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si LE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

08:41 – VIDEO/ Rama dhe Kovaçevski në Bruksel, priten nga Von der Leyen

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski janë pritur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para nisjes së konferencës së përbashkët ndërqeveritare.

Ata kanë realizuar foto së bashku duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë pasi nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë.

Ditën e shtunë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prani propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të sot  procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ditën e djeshme delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama u nis drejt Brukselit.

08:10 – Sot Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama: Krenar që Shqipëria e të gjithëve ne ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar

Kryeministri Edi Rama ndihet krenar që sot do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel.

Përmes një postimi në Instagram, Rama shkruan se Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim, ulet sot në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.

Rama: Mirëmëngjesi ? me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj??❤️??

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

07:27 – E marta historike, sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çfarë pritet të ndodhë

19 korriku është një ditë historike për Shqipërinë. Sot nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Evropian.

Ditën e shtunë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut prani propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në qershorin e vitit 2014, në marsin e vitit 2020 Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe të sot  procesi i negociatave nis zyrtarisht me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ditën e djeshme delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama u nis drejt Brukselit.

Çfarë pritet të ndodhë?

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.

Çfarë përmbante propozimi francez?

Propozimi francez përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe si e tillë, kjo marrëveshje është e përfshirë dhe në propozimin francez.

1-Në pikën e parë të propozimit francez, thuhet se Këshilli Europian mirëpret vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

2- Pika e dytë e propozimit francez thekson se mirëpritet marrëveshja për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

3- Në pikën e tretë theksohet se, “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”. Në propozimin francez gjuha maqedonase definohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, ndërkohë që apostrofohet se BE-ja do t’i notojë deklaratat e dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në raport me gjuhën.

4- Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”. Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

5- Pika e pestë e propozimit francez thotë se Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit.

6- Pika e 6-të e këtij plani parashikon që “Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantojë Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

7- Në fund të propozimit, thuhet se Komisioni Europian do të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe të identifikojë çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata.

Agjenda 

E martë, 19 korrik

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar
Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula
von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit
Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
Formati: 1+2
Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:
Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski
dhe Presidentes Von der Leyen

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de
la Loi 155, 1040 Bruxelles)

Tryeza e parë

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE
Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm
Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë
Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik
Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTAT

Tryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm
Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë
Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave
Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE
Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike
Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ
Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë
Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE
Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së
Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së
Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
me Bashkimin Europian.  /Abcnews.al/