Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e djeshëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.
Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes. Policia vendosi një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut. Aldi Rama u kap disa oër më vonë, i plagosur në gjendje të rëndë pasi dyshohet se qëlloi veten me një plumb në kokë. I riu humbi jetën mëngjesin e sotëm te Trauma.
Nën komisari, Saimir Hoxha mbeti i vrarë mëngjesin e ditës së djeshme në zonën e Kune Vain-it në Lezhës. Saimir bashkë me kolegët e tij kishin shkuar në këtë zonë dhe kishin asgjësuar një parcelë me 62 rrënjë kanabisi, pro në rrugën e kthimit u përballën me disa të rinj ku një prej tyre Aldi Rama 21-vjeç e qëlloi për vdekje.
Së fundmi gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka sigurua pamjet e parcelës së drogës që efektivët e policisë asgjësuan në Lezhë. Në këtë parcelë me kanabis shihet edhe i ndjeri Saimir Hoxha i cili ka veshur një bluzë ngjyrë rozë, ndërsa pranë tij është një koleg që mban një kapele në kokë.
Por si ndodhi ngjarja kriminale?
Ditën e djeshme policia krijoj një grup për asgjësimin e parcelës së kanabisit në Kune Vain. Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia. Grupi i kontrollit ka konstatuar një miniparcelë me bimë narkotike, ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike, ku disa nga këto bimë janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimeve të nevojshme, në interes të dokumentimit të plotë ligjor të kësaj vepre penale.
Gjatë kthimit, në një distancë rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, grupi i kontrollit është shkëmbyer me automjetin tip “Volksëagen” me targa AA984TL, në vendin e quajtur Vain, Ishull Lezhë. Ky automjet, pasi është shkëmbyer me automjetin që lëviznin punonjësit e policisë, pas disa minutash është kthyer dhe ka lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës, mbrapa automjetit të punonjësve të Policisë.
Grupi i kontrollit ka vendosur që ta ndalojë automjetin dhe të ushtrojë kontroll, në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”.
Pasi iu është dhënë shenjë ndalimi, me qëllim verifikimin e tyre, automjeti është ndaluar dhe punonjësit e Policisë, pasi janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit, u kanë kërkuar personave që ndodhshin në automjet dokumentet e identifikimit dhe kanë ushtruar kontroll fizik tek shtetasit Armando Marku dhe Kristjan Sherri, të cilët kanë paraqitur dokumentet e identifikimit dhe i janë bindur kontrollit fizik të Policisë. Në momentin që nënkomisar Saimir Hoxha i ka kërkuar dokumentin e identifikimit, shtetasit që ndodhej në sediljen e pasme të automjet, ai është shprehur se ”Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, dhe ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë tip TT dhe e ka qëlluar me dy plumba oficerin e Policisë, duke e plagosur rëndë atë. Gjatë transportit për në spital, oficeri i Policisë ka gjetur vdekjen.
Autori i vrasjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij. (Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda). Në ndihmë të grupit të kontrollit, pas njoftimit të dhënë për ngjarjen, kanë shkuar forcat “Shqiponja” dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore dhe te Komisariatit të Policisë Lezhë. Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifikuar si Aldi Rama, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë.
Menjëherë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të Komisariatit të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë marrë masa për kufizimin e zonës dhe ngritjen e pikave të kontrollit.
Në ndihmë të tyre janë dërguar me urgjencë forcat special Renea, Reparti i FNSH Shkodër dhe Reparti i FNSH Tiranë. Në drejtimin e këtyre forcave kanë qenë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Pas disa orë ndjekjeje të autorit, duke përdorur dronë, qentë e kërkimit, si dhe helikopterin, është bërë i mundur lokalizmi i vendit ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe konkretisht në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit.
Forcat special Renea dhe FNSH kanë bërë rrethimin në një perimetër të gjerë të vendit, ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzohej. Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por ëhstë vetëplagosur në kokë me armën tip TT, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Po kështu, në afërsi të vendit ku u gjet i vetëplagosur autori, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë provës materiale një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 milimetra si ato që përdorin pistoletat TT. Autori i vetëplagosur është transportuar me barelë menjëherë deri në vendin e quajtur “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”, pasi ishte e pamundur futja e autoambulancës në vendngjarje, për shkak të terrenit. Më pas është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë me autoambulancë dhe më vonë nga autoritetet spitalore është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e automjetit të braktisur, këqyrja e vendit ku është vetëplagosur autori Aldi Rama, pyetja me cilësinë e presonit që kanë dijeni për rrethanat e hetimit të punonjësve të policisë, si dhe të dëshmitareve të tjerë okularë, sekuestrimi i pamjeve filmike të përfituara nga kamerat e sigurisë në të gjithë aksin rrugor dhe në zonën përreth vendit të ngjarjes. (Ky veprim hetimor vijon edhe gjatë ditës së sotme), sekuestrimi në të gjitha vendet i provave materiale, përgatitja e vendimeve të ekspertimit në lidhje me provat dhe dërgimi i tyre në Institutin e Policisë Shkencore, etj. (Në ndihmë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është dërguar një grup ekspertësh të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë).
Në përfundim të kryerjes së veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, lagja “Skenderbeg”, për veprën penale “Vrasjes e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municonit”, parashikuar nga neni 278 i kodit Penal, i dënuar më parë me vendimin Nr.53-2019-708, datë 04.03.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e lë ndë ve narkotike”, (arrestuar më datë 29.07.2018 dhe liruar me kusht më datë 04.03.2019). Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë arrestuar më datë 20.10.2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lë ndë ve narkotike”, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike canabiss sativa, ku me vendimin 261, datë 22.10.2020, të Gjykatës së Rrethit Lezhë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg”. Me vendimin nr.375, datë 06.05.2021, Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur shuarjes së masës së sigurimit arrest me burg dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi. (Ky shtetas ka gjetur vdekjen në spitalin e Traumës Tiranë në orën 05.35 minuta të mëngjesit të sotëm. Nga grupi hetimor edhe aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për kryerjen e autopsisë dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së këtij personi.)
2. Armando Marku , 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal. Ky shtetas ka qene i dënuar më parë për veprën penale “Vedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
3. Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.
Abcnews.al ka siguruar videon nga momenti i ekzekutimit të policit Saimri Hoxha në Ishull Lezhë gjatë ditës së djeshme. Nga pamjet e kapura nga një kamera sigurie pranë vendit të ngjarjes duke momenti kur makina e policisë ndalon dhe efektivët i bëjnë me shenjë makinës tip “Volkswagen” të ndalojë.
Ajo vjen me shpejtësi dhe frenon fort. Pastaj duken policët që flasin me të rinjtë në makinën ku ndodhej Aldi Rama, i cili nuk doli nga makina por qëlloi në drejtim të nënkomisarit Saimir Hoxha. Kur Aldi Rama qëlloi ndaj Saimir Hoxhës dy kolegët e tij largohen me vrap disa metra. Më pas Rama mori makinën tip “Volkswagen”, ngjyrë blu e errët dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, policët e tjerë që u larguan fillimisht me vrap, qëlluan disa herë në drejtim të makinës së Ramës dhe më pas vijnë në ndihmë të kolegut të tyre që gjendet i shtrirë në tokë pranë makinës së bardhë, me të cilin udhëtonin.
12:49 – “Nuk kurseu as jetën e tij në luftën kundër krimit”, Meta i akordon dekoratën e lartë Saimir Hoxhës
Presidenti Ilir Meta i ka akorduar ditën e sotme Dëshmorit të Atdheut Saimir Hoxhës “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, një ditë pasi ai u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama, teksa ndodhej në krye të detyrës.
“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në dekretin e presidentit Meta.
Kreu i shtetit ka marrë pjesë gjithashtu në homazhet për të nderuar oficerin e rënë në krye të detyrës. Para mediave, Meta tha se kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë edhe si moment reflektimi.
12:36 – Nisin homazhet për Saimir Hoxhën në pallatin e Kongreseve, i ati: Nuk kam më motiv për të jetuar
Në pallatin e Kongreseve pak pas orës 12:00 të mesditës së sotme kanë nisur homazhet në nder të nënkomisarit të policisë së Lezhës të vrarë një ditë më parë në krye të detyrës, Saimir Hoxha.
Kolegë miq dhe familjarë pritet t’i japin lamtumirën e fundit oficerit të policisë i cili u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama pas një operacionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në zonën e Kune-Vain në Lezhë.
Në ceremoni ka marrë jetë edhe babai i tij 85-vjeçar i cili i prekur ka deklaruar: “Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë”.
12:07 – Vrasja e Saimir Hoxhës, policia me reagim zyrtar: Makina e Aldi Ramës ndoqi policët pasi prenë kanabisin, si u vra nënkomisari
Policia ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha paraditen e djeshme në Ishull Lezhë. Përmes një reagimi zyrtar, policia shpjegon se fillimisht një grup prej tre punonjësish kanë shkuar për të asgjësuar një parcelë të vogël më kanabis, ku prenë 62 bimë. Më pas, teksa po ktheheshin për në Lezhë kanë konstatuar makinën ku ndodheshin Aldi Rama, i ulur në sediljen e pasme si edhe Armando Marku dhe Kristjan Sherri.
Pas janë shkëmbyer, me policinë, makina ku ndodheshin tre të rinjtë ka filluar të ndjekë makinën e policisë. Këta të fundit kanë ndaluar duke i thënë të rinjve që të tregonin mjetet e identifikimit. Por, ndërkohë që Marku dhe Sherri kanë dalë nga makina, nënkomisari Saimir Hoxha ka shkuar në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej Aldi Rama.
Ky i fundit sipas policisë qëlloi me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha, pasi i tha “Unë s’jam për t’u kontrolluar”. Nënkomisari Hoxha ndërroi jetë duke u dërguar për në spital.
Në këtë moment, oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit me të cilin po largohej Aldi Rama pasi vrau nënkomisarin Hoxha. Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda.
Në ndihmë të grupit të kontrollit, pas njoftimit të dhënë për ngjarjen, kanë shkuar forcat “Shqiponja” dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore dhe te Komisariatit të Policisë Lezhë.
Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifikuar si Aldi Rama, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë.
Pas disa orë ndjekjeje të tij me dronë, qen dhe helikopter, është bërë i mundur lokalizmi i vendit ku fshihej Aldi Rama, konkretisht në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit.
Forcat special Renea dhe FNSH kanë bërë rrethimin në një perimetër të gjerë të vendit, ku fshihej autori i dyshuar i ngjarjes dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzohej. Shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por ëhstë vetëplagosur në kokë me armën tip TT, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Pasi qëlloi ndaj vetes, policia e gjeti trupin e Aldo Ramës të mbuluar në gjak, ndërsa nga fotot e siguruara prej gazetarit të ABC Ermal Vija vërehen një mori mesazhesh tek tatuazhet në krahun e tij të majtë. Krahas mesazhit: “Unë s’jam vrasës, por mos më detyroni” në krah, Rama ka edhe një tjetër mesazh në dorë ku shkruhet: “Jeto; Dashuro; Vrit”.
Edhe pse vetëm 21-vjeç, Aldi Rama e jetoi jetën sipas mesazheve që mbartte në trupin e tij duke humbur jetën pasi më parë vrau një efektiv policie
Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau me një plumb në zemër efektivin e policisë Saimir Hoxha dje në Lezhë, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës si pasojë e plagës së marrë në kokë. 21-vjeçari ka qëlluar veten me pistoletë në kokë duke shkaktuar një plagë të parikuperueshme në tru. Policia e gjeti atë me shenja jete duke e nisur urgjentisht fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas në Tiranë, por mjekët nuk munden të bënin asgjë.
Rama njihej si person problematik dhe pavarësisht moshës së re mbante një mori veprash penale mbi vete. Ai nuk e fshihte jetën që bënte duke nxjerrë në rrjetet sociale foto me armë, ndërsa e kishte mbuluar trupin me tatuazhe që mbartnin mesazhe të fortë.
Pas mbikëqyrjes së trupit, policia i gjeti atij në krahun e majtë një tatuazh që ndoshta shpjegon edhe agresivitetin e papritur të tij ndaj policisë dje. Në tatuazh shkruhet: Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni të bëhem!
07:52 -Ekzekutoi oficerin e Krimeve në Lezhë, ndërron jetë Aldi Rama
Ai njihet si person problematik policisë pasi më parë ishte dënuar me pesë vite vite burg për drogë, por dënimi iu ul në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke dalë më pas nga qelia me masën e sigurisë “shërbim prove”. Aldi Rama 21-vjeçari që vrau oficerin e krimeve Saimir Hoxha prej orësh qëndroi në kërkim nga policia. Më pasi ai qëlloi veten duke tentuar vetëvrasjen por përfundoi i plagosur rëndë. I riu kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
21 vjeçari që vrau me armë zjarri oficerin e Krimeve, Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, Aldi Rama dyshohet se ka qëlluar veten me pistoletë në lagunën e Kune-Vainit, ku nuk ka arritur që të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kune-Vain në Lezhë ku pesë policë shkuan për të asgjesuar një parcelë me 110 bimë kanabisi. Në kthim ata u ndeshën me një automjet të ndaluar në të cilin gjendeshin tre të rinj brenda.
Oficeri që u vra Saimir Hoxha i kërkoi dokumentet 21-vjeçarit Aldi Rama, por ky i fundit refuzoi dhe e qëlloi me plumba në qafë e gjoks.
Polici ndërroi jetë rrugës për në spital, kurse Rama mori automjetin dhe u largua me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën edhe të dy kolegëve të tjerë të Hoxhës. Ata e qëlluan nga mbrapa duke u çarë një gomë të automjetit dhe ai u detyrua ta braktisë duke u fshehur në një zonë me bimësi për disa orë derisa vendosi të qëllojë veten, duke humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure.
Mjekët kanë përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale dhe gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Aldi Rama duket të jetë kritike. Gazetarja Ema Shazivari raporton se gjysma e trurit të të riut ka dalë jashtë funksionit dhe tashmë ai është i intubuar në reanimacion.
Shpresat që Rama të mbijetojë janë shumë të pakta.
Kujtojmë se Aldi Rama qëlloi sot me armë duke i marrë jetën efektivit të policisë Saimir Hoxha. Pasi kreu vrasjen, i riu i cili u largua nga vendi i ngjarjes, u rrethua nga forcat RENEA dhe ato të FNSH-së.
Pas disa orësh, sipas raportimeve, i riu duke mos gjetur rrugë shpëtimi tentoi të vrasë veten por mbeti i plagosur rëndë. Megjithatë, sipas asaj që deklaroi gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e së martës në “Radari Informativ” në ABC, ekziston mundësia që Aldi Hoxha të ketë qëlluar aksidentalisht mbi veten.
Lezha u trondit sot nga vrasja e Oficerit të policisë Kriminale, Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama. I ftuar në “Radarin Informativ”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë ku ka shpjeguar edhe të gjithë dinamikën e vrasjes.
Fillimisht u raportua se 21-vjeçari Aldi Rama pasi e pa të pamundur arratisjen nga policia që e kishte rrethuar, tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten por mbeti i plagosur rëndë. Lidhur me këtë veprim gazetari Artan Hoxha tregon se i riu, ekziston mundësia që të ketë qëlluar aksidentalisht mbi veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas Artan Hoxhës, në vendin e ngjarjes pranë trupit të 21-vjeçari janë gjetur gjurmë rrëshqitje, çka do të thotë se Aldi Rama në tentativë për tu larguar ka rrëshqitur dhe për pasojë ka marrë një plumb në zonën e ballit.
Mësohet se RENEA ka hedhur shpesh herë granata çorientuese për të bërë të mundur lokalizimin e të riut. Në këto momente një Snajper i RENEA-s ka identifikuar Aldi Ramën dhe e ka mbajtur nënë vëzhgim. Duke qenë nën trysnin e rrethimit nga policia, Aldi Rama ka qëlluar me armë një herë ndërsa më pas ka lëvizur nga vendi ku ishte fshehur. Gjatë kësaj lëvizje ai ka rrëshqitur në buzë të një kanali dhe për pasojë arma është shkrehur duke i shkaktuar plagën anash ballit. Ndër të tjera gazetari Artan Hoxha raporton se i riu Aldi Rama duhet të ishte në shtëpi pasi ishte nën efektin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” që e kishte marrë në muajin Maj.
“Policia ka bërë mbylljen e zonës dhe Aldo Ramës. Njëri e ka pa parë dhe e ka identifikua, një Snajperi sipër banesës e ka parë. Kanë qenë dy njësi të RENEA-s në zonë me 4 grupe. Dhe kur është parë aty autori që ka tentuar të fshihej, RENEA ka pastruar disa objekte që të mos futej aty dhe të rezistojë. Janë granata të RENEA-s që ka efekte hutues por nuk të dëmton. RENEA i hodhi në disa ambiente për ta nxjerrë. Kur snajper e dalloi ai ka tentuar të kalojë kanalin. Autori ka qëlluar një herë me pistoletë TT, në ajër. Në të shtënën e dytë ka rrëshqitur dhe ka ngelur në kanal. Shenjat e rrëshqitjes kanë qenë, i ka parë policia shenjat. Ka marrë një plumb ne cepin e ballit. Në bazë të të dhënave paraprake, aty ku e ka marrë plumbin në pjesën e ballit. Nuk është zonë kur personat bëjnë vetëvrasje. Vetëvrasjet bëhen ose poshtë mjekrës ose anash. Ideja është që të godasësh të vdesësh direkt jo të vuash. Por vendi i të shtënës tek ai, e ka në një pozicion tjetër, pra një rast jo i zakonshëm i vetëvrasjes. Nuk e kanë ditur se ka ngelur në kanal. Mund të ketë qëndruar edhe mbi 30 minuta i plagosur. E kanë gjetur të plagosur pa ndjenja.” tha Hoxha.
Po ashtu gazetari Hoxha ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes. Fillimisht një grup efektivësh nga policia kriminalistike e Lezhës kishin lokalizuar një parcelë me kanabis dhe herët në mëngjesin e kishin asgjësuar ku në të ishin 110 rrënjë kanabisi. Pasi kanë mbyllur këtë mision, në rrugën e kthimit, efektivët kanë pikasur një makinë të dyshimtë që lëvizte në zonë. Kjo makinë është ndaluar për verifikim. Në të kanë qenë dy persona (pasagjeri dhe shoferi) si dhe Aldi Rama i cili ishte ulur në pjesën e pasme të mjetit. Në momentin që efektivët kanë filluar identifikimin u është kërkuar dy personave që ishin në pjesën e përparme të makinës që të dalin jashtë urdhër ky që është zbatuar nga këta persona. Ndërkohë kur efektivi Saimir Hoxha i është afruar pjesës së pasme të makinës, i riu Aldi Rama ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar me një plumb në zemër duke e lënë të vdekur. Më pas Aldi Rama ka përfituar nga situata dhe ka arritur të marrë makinën me të cilën udhëtonte dhe është larguar për disa kilometra për në lagunën ku edhe u fsheh për disa orë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupet e RENEA-s të cilët kanë rrethuar autorin e vrasjes së efektivit të policisë. I gjendur në këtë situatë, Aldi Rama ka qëlluar një herë me pistoletë dhe më pas ka tentuar që të lëviz por është rrëzuar e për pasojë ka marrë një plumb në pjesën e ballit. Ai është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës por më pas për shkak të gjendjes kritike është dërguar në Tiranë ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
18:32- Në gjendje kritike për jetën, 21-vjeçari që vrau policin në Lezhë futet në sallën e operacionit
Aldi Rama në gjendje të intubuar është futur në sallën e kirurgjisë. Mjekët do të bëjnë të mundur ndërhyrjen kirurgjikale për të parë dëmtimin e shkaktuar nga plumbi.
21-vjeçari Aldi Rama, qëlloi veten me armë zjarri duke dashur t’i japë fund jetës, pasi u rrethua nga forcat RENEA dhe ato të FNSH.
Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë, ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi tentoi t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri. Fillimisht 21-vjeçari mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa më pas për shkak të gjendjes së tij tepër kritike është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Momentalisht Aldi Rama po mbahet në jetë me ndihmën e oksigjenit dhe aparaturave të tjera të spitalit.
Pasi vrau policin që e ndaloi për kontrolle kanabisi në zonën e Lezhës, i riu u largua dhe u fsheh për disa orë. Pas lokalizimit RENEA dhe FNSH e rrethuan me snajper. Pas disa orësh i riu duke mos gjetur rrugë shpëtimi tentoi të vrasë veten por mbeti i plagosur rëndë.
17:30- Mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, 21-vjeçari që vrau policin niset për në Tiranë
Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës, Aldi Rama, 21-vjeçari që vrau sot policin, Saimir Hoxha, është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Raportohet se gjendja e 21-vjeçarit është tepër kritike. Aldi Rama pasi qëlloi për vdekje policin Saimir Hoxha, tentoi të fshihej për disa orë. Ai u rrethua nga RENEA dhe FNSH dhe pas rreth 5 orësh tentoi t’i jepte fund jetës duke qëlluar veten me armë zjarri, por mbeti i plagosur rëndë.
Kujtojmë se efektivi i Saimir Hoxha kishte ndaluar makinën e tre të rinjve pasi dyshohej se ishin të përfshirë tek një parcelë me kanabis. Në këtë moment nga sendilja e pasme e makinë Aldi Rama ka qëlluar për vdekje policin Saimir Hoxha.
17:10- Në gjendje kritike, momenti kur Aldi Rama që vrau policin mbërrin në spital
ABC ka siguruar pamjet e momentit ku 21-vjeçari që ekzekutoi policin në Lezhë, dërgohet në spital. Aldi Rama disa orë pas ndjekjes nga RENEA dhe FNSH, tentoi t’i japë fund jetë duke qëlluar veten me armë, por plumbi e fali dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
21-vjeçari është personi i cili dyshohet se qëlloi për vdekje efektivin e policisë Saimir Hoxha ku ky i fundit ishte në krye të detyrës ku kishte informacion për një parcelë me kanabis. Aldi Rama ishte sëbashku me dy të tjerë në makinën që ishte ndaluar nga patrulla e policisë. Në një moment 21-vjeçari ka hapur zjarr duke e qëlluar me një plumb në zemër efektivin e policisë Saimir Hoxha, ku gjeti vdekjen në vend.
Pas këtij episodi Aldi Rama tentoi të largohej dhe për disa orë iu fsheh forcave RENEA e FNSH. Pasi u rrethua nga policia, Aldi Rama qëlloi veten me armë ndërsa më pas u transportuar nga një ambulancë për në spital.
Janë publikuar pamjet e momenteve të fundit nga arratia e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili dyshohet se ishte pikërisht personi që qëlloi me një plumb në zemër policin Saimir Hoxha në Lezhë.
Pas disa orësh ndjekje nga RENEA e FNSH, Aldi Rama ka qëlluar vetën për t’i dhënë fund jetës por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Pas këtij episodi forcat e policisë e kanë rrethuar dhe drejt tij ka shkuar edhe një ambulancë. ABC ka siguruar pamjet e momentin ku 21-vjeçari futet në ambulancë dhe transportohet me urgjencë drejt spitalit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është në gjendje kritike për jetën. Ai qëlloi veten teksa efektivët e policisë po i kërkonin të dorëzohej.
Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qëlluar ndaj vetes teksa ishte rrethuar nga Forcat Speciale RENEA. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është në gjendje kritike për jetën. Ai qëlloi teksa efektivët e policisë po i kërkonin të dorëzohej.
Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.Pas krimit, i riu u largua nga vendi i ngjarjes dhe dyshohet se fshihet në zonë. Policia ka dhënë një shpërblim prej 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e të riut.
Ai njihet si person problematik policisë pasi më parë ishte dënuar me pesë vite vite burg për drogë, por dënimi iu ul në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke dalë më pas nga qelia me masën e sigurisë “shërbim prove”. Aldi Rama 21-vjeçari që vrau oficerin e krimeve Saimir Hoxha prej orësh vijon të jetë në kërkim nga policia. I riu kishte pasur precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
RENEA ka lokalizuar tashmë vrasësin e dyshuar të policit Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë. 21-vjeçari Aldi Rama dyshohet se vrau me një plumb në zemër nënkomisarin gjatë një kontrolli anti-drogë në Lezhë.
Ai ndodhej në një makinë me tre persona të tjerë, kur nxorri pistoletën për të qëlluar drejt e në zemër policin. Aldi Rama njihej si personproblematik nga polici pasi ishte dënuar me pesë vite për drogë disa vite më parë, por mundi të dilte nga burgu më herët për shkak të uljeve të përfituara.
Krahas fotove me armë, në profilin e tij gjendet edhe një foto me kryeminsitrin Rama, e shkrepur disa vite më parë.Poshtë fotos spikat edhe komenti i të atit të Aldit, Rufan Ramës, i cili shkruan se tashmë i biri i tij “ishte bërë më i gjatë dhe më i keq se kryeministri”.
Policia ofroi 20 mijë euro për këdo që jepte informacion për lokalizimin e tij fill pas vrasjes së kryer dhe duket se masat e marra dhe shpërblimi i dhënë kanë çuar në një rezultat pasi vrasësi i dyshuar është lokalizuar tashmë dhe pritet arrestimi i tij.
15:58 – Plumb në zemër policit, Aldi Rama qëllon ndaj vetes pasi u rrethua nga RENEA, në gjendje të rëndë
Aldi Rama, 21-vjeçari i dyshuar se vrau policin Saimir Hoxha në Lezhë ka qëlluar ndaj vetes teksa ishte rrethuar nga Forcat Speciale RENEA. Burime zyrtare bëjnë me dije se i riu është në gjendje kritike për jetën. Ai qëlloi teksa efektivët e policisë po i kërkonin të dorëzohej.
Oficeri i krimeve Saimir Hoxha u vra mëngjesin e sotëm me një plumb në zemër nga një i ri teksa po kryente një operacion rutinë kundër kultivimit të kanabisit në zonë.
Hoxha u qëllua teksa ndaloi makinën ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama me dy të tjerë. Ndërkohë që i bëri shenjë makinës të ndalonte, Rama nxorri armën duke e qëlluar shefin e krimeve me një plumb në zemër, i cili edhe i shkaktoi vdekjen.
RENEA ka lokalizuar tashmë vrasësin e dyshuar të policit Saimir Hoxha mëngjesin e sotëm në Ishull Lezhë. 21-vjeçari Aldi Rama dyshohet se vrau me një plumb në zemër nënkomisarin gjatë një kontrolli anti-drogë në Lezhë.
Ai ndodhej në një makinë me tre persona të tjerë, kur nxorri pistoletën për të qëlluar drejt e në zemër policin.
Aldi Rama njihej si personproblematik nga polici pasi ishte dënuar me pesë vite për drogë disa vite më parë, por mundi të dilte nga burgu më herët për shkak të uljeve të përfituara.
Krahas fotove me armë, në profilin e tij gjendet edhe një foto me kryeminsitrin Rama, e shkrepur disa vite më parë.
Poshtë fotos spikat edhe komenti i të atit të Aldit, Rufan Ramës, i cili shkruan se tashmë i biri i tij “ishte bërë më i gjatë dhe më i keq se kryeministri”.
14:19 – VIDEO/ Vrasja e oficerit të krimeve, lokalizohet autori, efektivët me snajper marrin shënjestër nga çatia
Policia ka lokalizuar 21-vjeçarin Aldi Rama, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha 44-vjeç. Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se Rama është i armatosur, ndaj dhe forcat e policisë janë pozicionuar nga një distancë jo shumë të afërt për të shmangur një incident të mundshëm.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Vain në Lezhë, ku Hoxha bashkë me 4 efektivë të tjerë ndaluan automjetin ku Rama po udhëtonte si pasagjer më sediljen e pasme.
12:45 – Policia ofron shpërblim: 20 mijë euro për çdo informacion për kapjen e 21-vjeçarit që vrau efektivin
Policia e shtetit ka vënë në dispozicion 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e autorit të vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha, i identifikuar si Aldi Rama.
Në njoftimin e shpërndarë për media policia thekson se për informatorët do të garantohet anonimat i plotë dhe i sigurt.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me autorin e vrasjes së Saimir Hoxhës, efektivit të policisë në Lezhë Aldi Rama 21-vjeç. Ai ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve të ftohta. 2 vite më parë Rama është dënuar me pesë vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është shkurtuar me 1/3, dhe i është konvertuar me shërbim prove.
Pasi ka qëlluar më armë zjarri në drejtim të Hoxhës dyshohet se ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC se pasi është larguar pak nga zona, i riu ka braktisur makinën pranë një biznesi brenda zonës së Lagunës për t’u arratisur më pas në këmbë. Policia ka nisur krehjen e zonës, pasi dyshohet se ai nuk është larguar shumë nga vendngjarja.
11:33 – EMRI/ Vrasja e policit në Lezhë gjatë kontrollit për drogë, del fotoja e autorit të dyshuar
Ky që shikoni në foto është Aldi Rama nga Elbasani, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha. Efektivi u qëllua paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë, ku ai ndodhej në krye të detyrës në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia ka bërë me dije se 44-vjeçari është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi plumbi i ka prekur zemrën. Tashmë po punohet për kapjen e autorit Aldi Rama.
10:55 – EMRI/ Vritet me armë zjarri oficeri i krimeve në Lezhë
Saimir Hoxha, oficeri i krimeve në Ishull Lezhë, i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në zonën e Vainit në Lezhë është qëlluar gjatë një kontrolli në terren për parandalimin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Policia njofton se 44-vjeçari është qëlluar me armë dhe fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Tashmë po punohet për kapjen e autorit.
Në vendin e ngjarjes në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. /abcnews.al